Anëtari i Grupit të Kumanovës: Pse na harruat?
Autori: Gazeta inFokus
17:32 | 24 November 2018
Njëri nga anëtarët e dënuar për rastin Kumanova, Fatmir Reqica, i ka pyetur të gjithë shokët, dashamirët, bashkëluftëtarët e institucionet shtetërore se përse i harruan atë dhe shokët tjerë që janë në burg.
Përmes një postimi në Facebook, Reqica ka pyetur se a duhet patjetër që të jesh dëshmor në mënyrë që të përkujtohesh nga të tjerët.
Ai ka shkruar se nuk është penduar asnjëherë për veprimin që bëri në maj të 2015-tës, duke thënë se do ta bënte prapë nëse ka nevojë për shqiptarët.
Më poshtë postimi i plotë i Reqicës pa ndërhyrje:
A THU PSE NA HARRUAT ?
Pyetje publike për të gjithë pa dallim, shokëve, dashamirëve, bashkëluftëtarëve ,KMDLNJ, Avokat i Popullit, Shoqatave për te drejtat e njeriut, Institucioneve shtetërore, e të gjithëve pa dallim!
A patjetër duhej të ishim dëshmor që të na përkujtoni, respektoni e të interesoheshit për fatin tonë më shumë ?
Është për të ardhur keq shok, miq, dashamirë, bashkëluftëtarë e popull në përgjithësi, se këtu tek ne kujtohen vetëm të rënët. Madje kam krijuar një bindje nga mbrenda, se nuk po kujtohen e rrespektohen edhe ata e familjarët e tyre ashtu siq e meritojnë. Në pasluftën e Kosovës i kemi (44) ish ushtarë të UÇK-së të vetëvrarë. A kishin ndonjë hall, ndonjë brengë, qka i mundonte ? A interesohet kush për të bërë ndonjë hulumtim të mirëfilltë në këtë drejtim apo presin që ky numër të rritet ?
Kjo gjendje e mjerueshme e djemëve më të mirë të popullit vije nga elitat politike që janë të kriminalizuara, të shitura e të korruptuara gjer në palcë.
Si në: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Kosovën Lindore. Po nëna Shqipëri që në kushtetutën e vet e ka se do ti mbrojë shqiptarët ane e mbanë ngado që jetojnë ku mbeti ? NA HARRUAT, se keni as interesin më të vogël që të kujdeseni për fatin e të burgosurvë të rastit Kumanova. Ne hymë këtu për të i lëvizë gjërat që ju nuk morët as mundin më të vogël që të i lëviznit, pra për të drejtat e Shqiptarëve. Por si na u kthye, me mos interesimin e mos rrespektin e juaj per ne as më të voglin, me tradhti të pregaditur po nga ju me kravata, e me harresë totale që qështja e jonë të jetë temë diskutimi mes shtetesh.
Pse ju liderë shtetërorë po e harroni Gjakun e dëshmorëve, Pavarësinë e vendit, sakrificën e mundin që erdhi si rezultat i kontributit të Ushtarëvë të ndershëm e të lavdishëm të UÇK -së ? Pse është theksuar aq shum sot bota e interesave, gënjeshtrave e tradhtive ? Qytetarë të cilit shtet jemi, që nuk interesohet aspak për qytetarët e shtetit të vet ?
Për fund, këtë shkrim nuk e bëra si shenjë se jam pishman, apo i penduar për aksionin që e kemi bërë majin e 2015-tës, JO, po të më jepej mundësia dhe rasti të jem pjesë e qfarëdo formacioni ushtarak që mbron interesat e shqiptarëve, une do të isha aty. Ne me të nisur këndej i kemi menduar të gjitha (perveq tradhëtisë), sepse kishim në radhët tona djem të guximshëm e ushtarak të pregaditur si: Fatlum Vishesella, Arben Rexhaj,Hysen Ryshiti, Turgaj Gashi , Beg Rizaj, Mirsad Ndrecaj, Samit Kastrioti, Xhafer Zymberaj, Valon Kabashi, Nystret Kaloshi e të tjerë.
Jemi të mbështetur tek Zoti, atij i qofshim falë, dhe i nënshtrohemi vetëm atij. E ju me kravata, rrini në zyret e juaja, enduni me veturat të blinduara, e me shoferat e juaj bëni qejfe në krah të popullit e me pasurinë e popullit. Se ky popull ka pas, ka, dhe do të ketë njerëz që punojnë për interesat nacionale.
Tokë të premtuar pa sakrificë dhe pa derdhur gjak nuk ka. Por dy qështje ti kemi ndër mend, se mbas gjdo sakrifice, mbas neve qëndron bekimi i zotit dhe pelqimi i popullit tonë.
Me respekt të veqant për popullin, Luftari i UÇK-së i juaji Fatmir Reçica llugaxhija.

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...



































