Lajme

Anëtari i bordit e mbron skandalin e RTK-së: Çka nëse vërtetohet që lajmi është i saktë?

Autori: Gazeta inFokus 18:03 | 19 August 2024

Anëtari i Bordit të RTK-së, Dardan Beqiri, ishte munduar ta arsyetonte RTK-në për publikimin e lajmit të rrejshëm të Slobodna Bosna, i cili akuzonte dy media në Kosovë se financohen nga Serbia.

Në procesverbalin e mbledhjes së bordit, mbajtur me 23 korrik, të cilin sot e ka publikuar gazeta Nacionale, ai pretendon se lajmi mund të jetë i saktë.

Derisa disa anëtarë tjerë të bordit vlerësonin se shkrimi i medias boshnjake nuk i ka respektuar standardet profesionale, ai aludonte se shkrimi mund të jetë i saktë.

-Advertisement-

“Por është pa emër dhe pa adresë, çka nëse vërtetohet që është i saktë si lajm?”, ka thënë Beqiri.

Ndër të tjera, Beqiri, ka shprehur edhe pretendime tjera të çuditshme në këtë mbledhje.

Në adresimin e tij, ai e krahason RTK-në për BBC-në.

Madje, Beqiri pretendon se edhe televizioni i njohur britanik poston lajme të pakonfirmuara.

“Ama një fakt nga lajmet BBC që e konfirmon që e konfirmon që janë vrarë X ushtarë në ndonjë vend”, ka thënë Beqiri.

Ndaj pretendimeve të Beqirit ka reaguar anëtarja tjetër e bordit, Arta Berisha, e cila ka kërkuar që të mos krahasohet RTK-ja me BBC-në.

“Mos e përmend BBC, sepse ne jemi me kilometra larg nga standardet e BBC-së”, ka thënë Berisha, e cila dha dorëheqje më pas nga bordi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera