Lajme

Anëtarët e Komisionit për Legjislacion mbajnë një minutë heshtje për viktimat e aksidentit në Kroaci

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 26 July 2021

Anëtarët e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, kanë mbajtur sot një minutë heshtje për viktimat e aksidentit të djeshëm në Kroaci.

Ky komision është mbledhur për të shqyrtuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021.

Me këtë rast kryetari i këtij Komisioni Adnan Rrusteni u ka shprehur ngushëllime familjarëve për humbjen e më të dashurve të tyre, derisa të lënduarve i ka uruar shërim të shpejtë.

-Advertisement-

Pas aksidentit të djeshëm në Kroaci ku mbeten të vdekur 10 kosovar, presidentja e vendit Vjosa Osmani të hënën e ka shpallur ditë zie shtetërore.

Reklamë
10 persona kanë vdekur ndërsa mbi 40 kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas aksidentimit të autobusit kosovar.

Autobusi me 67 udhëtarë përfshirë fëmijë, ishte nisur nga Frankfurti për në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera