Lajme

Anëtarësimi në NATO, Mehaj: Republika e Kosovës është gati

Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 09 March 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se Kosova është gati për t’u anëtarësuar në NATO.

Kjo deklaratë e Mehajt erdhi pasi në mbledhjen e qeverisë u themelua grupi punues ndërinstitucional për integrimin e Kosovës në NATO.

“Sot, si Qeveri e Republikës së Kosovës, morëm vendimin për themelimin e Grupi punues ndërinstitucional për integrimin e Republikës së Kosovës në NATO. Anëtarësimi i Kosovës në NATO ishte dhe mbetet prioriteti kryesor strategjik i Republikës së Kosovës. Në momentumin e ri gjeopolitik, kam besimin e plotë se, aleatët tanë vendimmarrës më në krye SHBA-të, do të përshpejtojnë procesin e anëtarësimit tonë. Republika e Kosovës është gati!”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera