Lajme

Anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare paraqet një ndër të arriturat më të mëdha, tha zv/kryeministrit Hoxhaj

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 30 January 2018

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës (KE), përkatësisht ecuria e aplikimit të anëtarësimit në këtë institucion, ishte çështja për të cilën ka raportuar sot në mbledhjen e  Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, zv/kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj.

Kryetarja e Komisionit Vjosa Osmani, vlerësoi se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet institucioneve të vendit dhe bashkëveprimi i bazuar në një plan unik për çështje të tilla, do të kurorëzohej me sukses në rrafshin e diplomacisë ndërkombëtare.

Anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare, paraqet një ndër të arriturat më të mëdha të vendit tonë, tha në fillim të ekspozeut të tij zv/kryeministrit Hoxhaj. Ai më pas njoftoi se derimëtani, Kosova është anëtarësuar në 66 organizata ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe  anëtarësimin në Bankën për Zhvillim Ekonomik dhe institucione të tjera, nëpërmjet të cilave është forcuar subjektiviteti ynë shtetëror.

-Advertisement-

Për sa i përket anëtarësimit në KE, Hoxhaj, fillimisht foli për  procedurën e aplikimit, si dhe për  sfidat që e përcjellin këtë proces.

Për të arritur suksese në këtë proces, ai vlerësoi se është i domosdoshëm që  të ngritët niveli i bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit, Presidencës dhe Qeverisë së Kosovës. Përfaqësuesit e këtyre institucioneve, tha në vijim, zv/kryeministri Hoxhaj, duhet të formojnë një grup të përbashkët dhe të hartojnë një strategji unike të lobimit.

Më pas, ai p ashtu bëri të ditur se procesi i anëtarësimit në KE, bazuar në praktikat e gjertanishme zgjatë përafërsisht dy vjet nga dita e aplikimit. Ne tha ai, gjatë këtij viti do të aplikojmë për anëtarësim në këtë institucion, ndërkaq, anëtarësimi i plotë i vendit tonë pritet që të ndodhë në vitin 2020, atëherë kur kryesimin e KE-së do ta ketë Gjermania.

Pas kësaj, zv/ kryeministri Hoxhaj, u është përgjigjur pyetjeve dhe shqetësimeve që ngritën anëtarët e komisionit, ndërkaq, në formë të një bashkëbisedimi është vijuar me një debat të ndërsjellë për gjetjen e formës më të mirë të një bashkëveprimi institucional.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera