Anëtarësimi i Kosovës në Interpol lehtëson luftën kundër krimit në rajon
Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 01 November 2018
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, tha sot se rreziqet bashkëkohore të sigurisë nuk mund të zgjidhen nga një shtet i vetëm, por për të arritur rezultate nevojitet forcimi i bashkëpunimit rajonal.
Gjatë konferencës dy ditore të prokurorëve në Budva të Malit të Zi, ai deklaroi se krimet i tejkalojnë kufijtë kombëtar dhe paraqesin rrezik serioz për shtetet tona, e cila është një sfidë me të cilën duhet përballur në të ardhmen.
“Ne sot, jemi vende që pretendojmë të integrohemi në BE dhe patjetër jemi të detyruar në kuptim të plotë të fjalës, t’i aplikojmë standardet me të larta evropiane, me qëllim të ruajtjes së vlerave demokratike dhe sundimit të ligjit dhe respektimit të drejtave të njeriut”, theksoi Lumezi.
Kryeprokurori Lumezi u shpreh se Kosova është e vendosur të kontribuojë në thellimin e bashkëpunimit për të luftuar kundër krimit të organizuar, terrorizmit, pastrimit të parave dhe krimeve trans-nacionale dhe është e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha shtetet e rajonit, por edhe me organizatat ndërkombëtare si Interpoli, Europoli dhe Eurogjasti.
“Me pranimin e Kosovës në këto organizata do të jetë me efikase lufta kundër krimit trans-nacional brenda rajonit”, pohoi mes tjerash kreu i Prokurorisë së shtetit të Kosovës.
Ndryshe, konferenca është organizuar nga Prokuroria e Malit të Zi, ndërsa aty kryeprokurori Lumezi po merr pjesë me ftesë të Kryeprokurorit Suprem të Malit të Zi, Ivica Stankoviq.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...