Lajme

Aneksi e adreson cështjen e të pagjeturve, cfarë tha Borell

Autori: Gazeta inFokus 23:37 | 18 March 2023

Shefi i Diplomacisë së Jashtme të BE’së, Joseph Borrell ka njoftuar se në aneksin e zbatimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë është adresuar edhe çështja e të pagjeturve.

Borrell tha se kjo marrëveshje nuk ishte e lehtë, dhe erdhi pas një periudhe të gjatë e të vështirë të negociatave.

“Shpesh thuhet se djalli qëndron në detaje, por nganjëherë qëndron në kalendare, në orare. Kam kënaqësinë të them se pas 12 orësh kemi një marrëveshje, për atë se si të bëhet. Mund të deklaroj që Kosova dhe Serbia janë pajtuar mbi aneksin e zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre.

-Advertisement-

Si pjesë e këtij aneksi, palët janë përkushtuar plotësisht që të zbatojnë të gjitha nenet e marrëveshjet dhe të implementojnë obligimet e tyre përkatëse. Ky rezultat vjen pas një periudhe të gjatë e të vështirë të negociatave. Nuk mund ta fsheh këtë, nuk ka qenë gjë e lehtë”.

Tutje, Borrell tha se do të miratohet deklarata mbi persona e pagjetur si një cështje urgjente.

“Kosova është pajtuar që të fillojë menjëherë negocimin me dialogun e lehtësuar nga BE për të vendosur angazhimet për të siguruar një nivel të mirëfillt të vetmenaxhimit në Kosovë. Palët janë pajtuar gjithashtu për të miratuar deklaratën mbi personat e pagjetur të negociuar në dialogun e lehtësuar nga BE;ja si cështje urgjente”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera