Rozë

Andrra Destani: Të dua sikur mos të kishte një të nesërme

Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 25 May 2020

Një nga çiftet e njohura dhe të dashura për publikun janë edhe këngëtari i njohur Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij Andrra Destani.

Dyshja simpatike janë një çift modern dhe çdo herë në hap me kohën, ndaj dhe simpatizohen shumë

-Advertisement-

E sot është një ditë e veçantë për çiftin Hoxha. Sot para 4 vitesh erdhi në jetë djali i tyre Ansi, të cilin e kemi parë shpesh në postimet e prindërve.

Ndaj edhe Andrra nuk ka hezituar që sot ta përshkruaj ndjenjën më të mirë në botë, atë të një nëne e ta uroj birin me fjalët më unikë në botë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera