Lajme

Andrea Kapusela: Gabimet e EULEX-it instaluan ‘elitën kriminale’ në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 24 August 2017

Një ish-zyrtar i misionit evropian në Kosovë Andrea Kapusela, tha se EULEX-i ka heshtur në lidhje me krimin në krye të Kosovës dhe se gabimet e tij lejuan instalimin e “elitës kriminale” në Kosovë, transmeton “Zeri.info”.

Kapusela, i cila nga vitit 2008 deri në vitin 2011 punoi në Zyrën Civile Ndërkombëtare në Kosovë, tha se efekti i EULEX-it në Kosovë është shkatërrues, një situatë më e keqe se para ardhjes së këtij misioni.

Ai për të përditshmen serbe “Politika”, ka deklaruar se nuk ka pasur presion nga Brukseli për të përmbushur objektivat për të cilat është krijuar misioni, të tilla si sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit, por është krijuar një iluzion i vërtetë se po bëhet diçka e dobishme, por EULEX-i i është qasur detyrës me të njëjtën neglizhencë sikurse Unmik-u më herët.

-Advertisement-

 

Kapusela në librin e tij “Shtetndërtimi në Kosovë”, ka thënë se dështimet e EULEX-it quan në inaugurimin e elitave kriminale në Kosovë.

“Kur EULEX-i filloi punën, Kosova sapo kishte shpallur pavarësinë. Qëndrimi ishte se një sulm ndaj elitës do të krijonte probleme politike. Ata mund të vazhdonin me korrupsionin dhe krimin e organizuar, dhe askush nuk ngriti gishtin drejt tyre”, tha Kapusela.

Ai vuri në dukje se shtypja e krimit të lartë ishte e rrezikshme për shkak të mundësisë që elita politike e Kosovës të kundërpërgjigjet.

“Në këtë situatë, oficerët e misioneve ndërkombëtare nuk ishin të motivuar për t’u marrë me detyrën e tyre. Kjo ishte e vërtetë edhe për misionin tim. Ne nuk kemi pasur të drejtë të dërgojmë dikë në burg, por kemi qenë në gjendje për të liruar, nuk i kemi përdorur mundësitë tona sepse ishte më i lehtë opsioni i heshtjes”, tha Kapusela./Zeri

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera