Lajme

Andit 2 vjeçar i duhet ndihmë financiare për shërim

Autori: Islam Morina 23:13 | 23 August 2022

Andi Berisha, i cili ende nuk i ka mbushur 3 vjet, po përballet më një sëmundje të rënd e me kosto të papërballueshme për familjen, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas postimit të psikologut Visar Sadiku, Andi vuan nga kanceri në sy dhe për shërimin e tij nevojitet sigurimi i shumës së mjeteve nga 8 deri në 10 mijë euro.

Sipas postimit nga Ministria e Shëndetësisë nuk i është ofruar ndihmë, kurse për familjen kjo shumë është e pa përballueshme.

-Advertisement-

Të gjithë ata që duan ta ndihmojnë Andin e vogël mund ta kontaktojnë prindin e tij nëpërmjet këtij numri 044233304.

Postimi i plotë:

“Te nderuar miq,
Familja Berisha nga Fshati Grabovc i Poshtem kerkon ndihme financiare per sherimin e djalit te tyre i cili tani ka 2vjet e 8 muaj.
Andi vuan nga semundja (Kancer ne sy).
Jeta e Andit eshte ne rrezik dhe me kerkesen e prindit te djalit ne menduam qe bashkerisht mund te ndihmojme.
Sipas prindit: Ministria e Shendetesise nuk po ofron ndihme.
Sherimi i djalit kap kosto 8.000-10.000€ vlere e paperballueshme per familjen e djalit.
Telefoni i prindit te djalit: 044-233-304.
Luteni qe te shperndani kete njoftim ne menyre qe te mund te ndihmohet femiu nga ata qe kane mundesi per ndihme”, thuhet në postimin e publikuar nga psikologu Sadiku./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera