Lajme

Andin Hoti: Ishte kërkesë e imja që të mos përfshihëm në listën e PDK-së

Autori: Gazeta inFokus 21:47 | 16 January 2021

Andin Hoti, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e subjektit opozitar, Partia Demokratike e Kosovës, ka sqaruar se ka kërkuar vetë ai që të mos përfshihet në listën e kandidatëve për deputetë të kësaj partie, për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Hoti, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se për arsye personale nuk ka kandiduar për legjislaturën e radhës, teksa ka falënderuar për mbështetjen që iu është ofruar nga kryesia e PDK’së.

“Duke qenë gjithmonë mirënjohës ndaj jush, për përkrahjen e vazhdueshme dhe të përzemërt, ju njoftoj që unë nuk jam ‘lënë’ jashtë listes së kandidatëve për deputet, përkundrazi, ka qenë kërkesë e imja që mos të përfshihem në garen për Deputet të kësaj legjislature”, ka deklaruar ai.

-Advertisement-

“…Falenderoj z. Qazim Qeska dhe Degën e PDK-së në Rahovec për ofrimin e mbështetjës për kandidat, Liderin e PDK-së z. Kadri Veseli, Kryetarin aktual z. Enver Hoxhaj, Kryesinë dhe të gjithë anëtarët e PDK-së që e kan ofruar mbështetjen e tyre që të jem pjesë e kësaj liste”, ka shkruar tutje ai.

Hoti nuk kishte kandiduar as në zgjedhjet e kaluara të 6 tetorit, të mbajtura në vitin e kaluar. Ai shërbente si deputet përgjatë qeverisjes së koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera