Sport

Andi Zeqiri, lojtari më i i ri i Brighton

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 29 September 2020

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Andi Zeqiri, ditën e djeshme ka bërë një hap gjigand në karrierë duke nënshkruar me klubin anglez, Brighton, i cili garon në Premier League, shkruan Gazeta inFokus.

21 vjeçari ka qenë pjesë e klubit zvicerian, Lausanne, ku edhe e ka nisur karrierën, kurse nga ky edicion ai do të luaj në Angli.

Sipas raportimeve thuhej që Zeqiri do të luante me grupmoshat U21, ndërkaq në një intervistë pët “Koha Shtesë”, babai i Andit ka deklaruar që i biri do të bashkohet menjëherë me ekipin e parë.

-Advertisement-

“Andi nuk do të luaj më U21, ai do të shkoj direkt në ekipin e parë”, është shprehur babai i futbollistit.

I pyetur nëse Andi do t’i bashkohet kombëtares së Kosovës, Avdiu ka thënë që djali i tij do ë të jetë pjesë e Kosovës, tani gjithçka është çështje dokumentesh.

“Andi tek Kosova tashmë është punë e kryer, janë dokumentet ato që e pengojnë të marrë pjesë”, ka thënë Zeqiri.

Andi Zeqiri është talenti i ardhshëm kosovar që do të luaj në një nga garat më të forta europiane, dhe shumë shpejt pritet të jetë pjesë e kombëtares./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera