Andi Pajaziti po mjekohet atje, drejtori i Ortopedisë tregon a ka pasur gjuajtje me armë zjarri mbrëmë

Autori: Gazeta inFokus
10:42 | 07 August 2023
Drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Gani Jashanica, tha se në këtë Klinikë janë duke u trajtuar dy pacientë të përfshirë në përleshjen në lokalin e njohur në kryeqytet “Bon Vivant”.
Ai ka konfirmuar se në këtë Klinikë po trajtohet edhe Andi Pajaziti, i përfshirë në përleshje, por që është jashtë rrezikut për jetë.
Njëri nga pacientët sqaroi ai, ka fraktura të hapur të regjionit të bërrylit e shkarkuar nga armët e zjarrit, dhe tjetri me plagë tejshpuese.
Lirohet nga spitali vajza që u plagos në konfliktin në “Bon Vivant”, Policia shton forcat në Klinikën e Ortopedisë ku…
Ai shtoi se nga pesë pacientët që ishin duke pranuar në këtë Klinikë është liruar gjatë së hënës një vajzë. Sipas tij, vajza në fjalë kishte dalë nga spitali me vetdëshirë pasi gjendjen shëndetësore ishte e mirë.
“Te premten në orët e mbrëmjes kanë ardhur pesë pacient në Klinikën e Ortopedisë. Gjendja e tyre ka qenë jashtë rrezikut për jetë, mirëpo ka pasur lëndime nga armë të zjarrit. Menjëherë të shtunën ju është hequr predha pacientit në regjionin e krahut dhe ka shkuar në shtëpi, pacienti i cili s’ka qenë i inkriminuar me Policinë ai me vetdëshirë ka shkuar në shtëpi pas nuk ka pasur lëndime të sistemit vaskular”.
“Kurse tjetri me lëndime të muskujve dhe indeve të buta është duke qëndruara për arsye se është i inkriminuar me rastin. Sot kishte shkuar edhe pacientja që ka predhën, nuk ka deficite nero-vaskulare, do të thotë gjendja e tyre e përgjithshme është e mirë. Në mbetje për momentin janë dy pacientë, njëri me fraktura të hapur të regjionit të bërrylit e shkarkuar nga armët e zjarrit, dhe tjetri me plagë tejshpuese që mendojë që edhe këtë ta lirojmë ne shtëpi, kështu që jetë vetëm një”, tha ai.
Sa i përket raportimeve në media se mbrëmë në klinikën e QKUK-së ku po trajtohet Andi Pajaziti i njohur si “Italiani”, ka pasur të shtëna me armë zjarri, drejtori tha se nga ekipi është informuar se nga mbrëmë ka pasur shtim të masave të sigurisë.
Ai tha se nga informata jo zyrtare ka marr informacion se jashtë Klinikës janë dëgjuar të shtëna.
“Nga ekipi kujdestare jam informuar në mëngjes se ka pasur shtim të masave të sigurisë nga Policia dhe brenda Klinikës nuk ka pasur ndonjë problem. Mirëpo nga policia jo zyrtare kanë dëgjuar të shtëna jashtë Klinikës, mirëpo brenda ne klinikë nuk ka pasur”, tha ai për Ekonomia Online.

Të tjera
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...