Sport

Andi Idrizi – një fenomen i ri i boksit

Autori: Gazeta inFokus 17:21 | 14 September 2020

Për shqiptarët, gjithmonë simbol i krenarisë në sport kanë qenë jo rastësisht sportet luftarake, aty ku potenciali ka qenë më i madh.

Mjafton të kujtojmë legjendat e sporteve luftarake shqiptare ndër vite që na kanë bërë krenar, si kampioni botëror i karates – Enver Idrizi, pastaj, Luan Krasniqi, Aziz Salihu, të cilët dikur sy patrembur shembnin gjithçka që iu dilte përpara në ring.

Së fundi, kur në këtë fushë ka filluar të zbehet paraqitja e shqiptarëve, tani në skenë po pergatitet të dal Andi Idrizi , djalosh i ri , një familjeje shqiptare që jetojnë në Kroaci, por që asnjeherë nuk e kanë harruar atdheun e tyre, perkundrazi, në vitet më të vështira i janë vënë në shërbim me gjithë qenien e tyre.

-Advertisement-

Andi është vetëm 17 vjeç dhe ëdhtë i orientuar në Boks , ku ani pse në moshë të re, po korr suksese të lakmueshme , që pritet shumë shpejt të shpërthejë në ringjet me të fuqishme të kësaj kategorie.

Andi është djali i Enis Idrizit, ish- kampionit të Europës në karate.Pra, Andi rrjedhë prej një familje tradicionale të sportit , nga e cila kanë dalur emra të njohur dhe jashtë kufinjve tè vendit.

Vlen të përmendim se , Andi është nip i kampionit të njohur botëror Enver Idrizit , i cili njihet gjithandej edhe për pjesmarrjen e tij në tri luftra dhe humanitetin e tij të madh për familjet në nevojë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera