Rozë

Andi Artani ndër meshkujt më atraktiv shqiptar

Autori: Gazeta inFokus 23:43 | 23 July 2021

Jemi mësuar ta shohim në “ Përputhen” . I bukur, e me fizik që shumë meshkuj e lakmojnë.

Kështu e njohim Andin Artanin.

Ani pse ky emision tashmë ka përfunduar, Andi duket se nuk e ka ndërmend të ndahet nga bota e televizionit. Pas aventurës se tij 3 mujore ne Përputhen, Andi Artani këtë herë ka vendosur të marrë rolin e moderatorit.

-Advertisement-

Po po, dikur protagonist, por tani vetë moderator! Madje, këtë punë duket se po e bën me mjaft vetëbesim, e pa emocione nga kamerat.

Ashtu siç disa prej juve e keni parë, ka disa javë që Andi Artani së bashku me moderatoren Ajda Shukriu, kanë arritur ti kenë në studio mysafirët me të përfolur të momentit.

Artistë, aktor e politikan u bënë pjesë e këtij emisioni veror ku ndanë komplimente për këtë edicion.

Andi, në rolin e moderatorit në “ Natë Vere” do të jetë deri më 1 shtator. Por ka paralajmëruar se ka edhe plane të tjera, që së shpejti do të bëhen publike.

E aparenca e tij, në televizion e rrjete sociale po bën që vajzat të çmenden pas këtij të fundit.

E për këtë duket se kanë gisht më së shumti bukuria e fiziku i tij. Andaj ky i fundit tani për tani duket se po e mban frontin për sa i përket mashkullit më seksi e më atraktiv të momentit.

Por cilat janë planet e tij? E si do ta përdorë ai gjithë këtë vëmendje tutje, presim ta shohim në muajin Shtator.

Mbetet të shihet…

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera