Sport

Ancelotti:Deshiron keta dy lejtar tek Bayern (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:16 | 12 May 2017

Boateng dhe Sanches janë të rëndësishëm për Ancelottin, i cili i dëshiron ata në “Allianz Arena” për sezonin e ardhshëm.

Carlo Ancelotti ka insistuar se Jerome Boateng dhe Renato Sanches do të qëndrojnë në Bayern Munich sezonin e ardhshëm, pas spekulimeve për largimin e mundshëm të tyre në fund të sezonit, transmeton Gazeta Express.

Boateng ka pasur probleme të shumta me lëndime këtë edicion, i cili ka bërë vetëm 11 paraqitje në Bundeliga.

Mediat në gjermani gjatë javës bën të ditur se Boateng ka kërkuar takim me bavarezët për të diskutuar të ardhmen, i cili ka kohë që lidhet me klubet nga Premierliga, Tottenham e Arsenal.

-Advertisement-

Por ish trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, insiston se Boateng do të jetë lojtar i Bayern Munich edhe sezonin e ardhshëm.

“Boateng ka pasur probleme këtë sezon, ai ka qenë shumë i lënduar”, tha fillimisht Ancelotti në konferencën për media para ndeshjes me RB Leipzig në Bundesliga.

“Ai ka ndikim në skuadër dhe do të qëndrojë me ne. Flas shumë me të, gjithmonë flas me lojtarët dhe nuk kam me asnjë probleme”, shtoi Ancelotti.

Italiani foli edhe për sensacionin e “Euro 2016”, Renato Sanches, i cili u transferua në “Allianz Arena” me shumë bujë, por ka dështuar në sezonin e parë.

“Ky ishte sezoni i parë i Sanches këtu. Për lojtar kaq të ri, është e vështirë. Megjithatë ne presim më shumë nga ai. Por duhet të jemi të qetë me të”, tha Ancelotti.

“Ai do të ketë më shumë shanse sezonin e ardhshëm. Sanches do të qëndrojë”, shtoi italiani. /Gazeta

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera