Sport

Ancelotti zbulon të ardhmen e James Rodriguez

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 20 February 2021

Sulmuesi kolumbian, James Rodriguez, duket të jetë shumë i lumtur në Everton, shkruan Gazeta inFokus.

Këtë e ka bërë të ditur vet trajneri, Ancelotti, ne një intervistë për media.

I pyetur për të ardhmen e 29 vjeçarit, italiani ka zbuluar se ai nuk do të largohet nga ‘Goodison Park’.

-Advertisement-

“Ai është mirë, nuk ka asnjë problem. Flas me të çdo ditë, ai është i lumtur këtu. Ai është i motivuar”.

“Ka pasur probleme me kyçin në ndeshjet e fundit, por tani është në gjendje të mirë. Ndihet mirë këtu sepse të gjithë e trajtojnë shumë mirë”, ka deklaruar 61 vjeçari.

Kujtojmë që sot zhvillohet derbi mes Liverpoolit dhe Evertonit, me fillim nga ora 18:30./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera