Sport

Ancelotti i vërsulet Realit, i kërkon 3 lojtarë

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 19 July 2018

Trajneri i ri Napolit, Carlo Ancelotti po kërkon nga ish-klubi i tij Real Madridi 3 lojtarë: Benzeman, Ceballon dhe Mayoralin. 

Sipas raportimeve tekniku italian e sheh 3-shen në fjalë si shumë të rëndësishme në projektin e tij te ri të Napoli.

Me gjithë interesimin e Ancelottit, e ardhmja e Benzemas duket të jetë në Real Madrid, ndërsa nuk dihet për të ardhmen e dyshes tjetër Ceballo e Mayoral të cilët kanë pasur pak minutzh sezonin e kaluar me klubin Madrilen.

-Advertisement-

Përveç këtyre lojtarëve, Ancelotti kishte shfaqur interesim edhe për tashmë të huzuarin te Dortmundi, Achraf Hakim.

Thuhet se 59 vjeçari po tenton që të shfrytëzojë marrëdheniet e mira që kishte pasur me Di Marian te Real Madridi në menyrë që ta bind argjentinasin t`i bashkohet Napolit.

Para se të marrë drejtimin e Napolit, Ancelotti ka udhëhequr klube si: Bayerni, Real Madridi, PSG, Chelsea, Milani, Juventusi, Parma dhe Reggiana.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera