Ancelotti: Reali nuk e meritoi humbjen kundër Sheriff

Autori: Gazeta inFokus
13:11 | 29 September 2021
Trajneri i Real Madridit Carlo Ancelotti është ankuar pas humbjes shokuese në Ligën e Kampionëve kundër skuadrës së Sheriff Tiraspol, ku trajneri italian tha që skuadra e tij nuk e meritoi humbjen mbrëmë.
Sheriff ishte arrë e fortë në “Santiago Bernabeu”, ku si debutues në Ligën e Kampionëve, dhe si mysafirë nga Moldavia shënoi fitore me rezultat 2:1 kundër gjigandit spanjoll, përcjell KosovaPress.
Fillimisht, ishte skuadra e Sheriff ajo që kaloi në epërsi e para përmes golit të Yakhshiboev, ku më pas skuadra e Realit barazoi rezultatin me golin nga penalltia të Karim Benzema. Kur shihej se ndeshja ishte drejt fundit, mesfushori Sebastien Thill shënoi në minutën e 89’ të ndeshjes për t’ia siguruar skuadrës nga Moldavia fitoren në Madrid.
“Më shumë se të shqetësuar, jemi të mërzitur. Ne luajtëm me intensitet të lartë dhe kishim paraqitje të mirë. Pësuam humbje për shkak të disa detajeve të vogla, pavarësisht se skuadra tregoi paraqitje të mirë. Kemi pasur mundësi të tregohemi më të mirë në aspektin e finalizimit, por është e vështirë ta shpjegosh”, tha Ancelotti.
“Ishin detajet e vogla që na kushtuan shumë në këtë ndeshje. Është një mësim për ne për të ardhmen, pasi që nuk e merituam humbjen. Kishim shanse të shumta, dhe mendoj që në fund çdo gjë shkoi mirë për ata dhe keq për ne”, shtoi trajneri i Real Madridit.
Real Madridi mbrëmë pësoi humbjen e dytë në histori të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve si vendas në stadiumin “Santiago Bernabeu”, ku ka regjistruar deri tani 25 fitore dhe pesë barazime, ndërsa humbjen e parë e pësoi kundër CSKA Moscow në dhjetor të vitit 2018.

Të tjera
-
“Unë e lëshova një raport që e mundësoi ardhjen e Thaçit”, flet doktori i Haxhi Thaçit
Adriatik Berisha, doktori i Haxhi Thaçit tashmë i ndjerë, ka treguar në “Fron...
-
Edi Rama e bën për “pesë pare” një nxënës në Berat – kamerat regjistrojnë ligjëratën e tij
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i shoqëruar nga zv.kryeministrja Belinda ...
-
Veliu: Është për keqardhje ta mbrosh “liderin” që po e dërgon në theqafje një familje të madhe politike
Ish-deputeti i LDK’së, Agim Veliu ka komentuar zhvillimet e fundit në këtë pa...
-
Hisen Berisha: Gjykata Speciale po i mbivendoset Institucioneve të Kosovës
Ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatë...
-
Trumpi e Putini dakordohen për armëpushim në Ukrainë
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka thënë se presidenti i S...
-
Vetura e FSK-së pëson vetaksident, ka të lënduar
Një automjet i Forcës së Sigurisë së Kosovës është vetaksidentuar pasditen e ...
-
Krasniqi ngushëllon familjen Thaçi: Le të përpiqemi të mishërojmë vlerat për të cilat ai qëndroi
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur ng...
-
CNN: Telefonata Trump-Putin ka shkuar “shumë mirë”
Biseda telefonike e presidentit rus Vladimir Putin me presidentin amerikan Do...
-
Në Shkup tubohen shumë qytetar për nderim të viktimave në Koçan
Në sheshin Maqedonia në qendër të Shkupit po mbahet një tubim qytetar në nder...
-
Përfundon biseda telefonike Trump-Putin për armëpushim në Ukrainë
Diskutimi i drejtpërdrejt mes Trumpit dhe Putinit ka përfunduar – bisedë tele...
-
Sørensen takohet me përfaqësues shqiptarë e serbë të shoqërisë civile, i dëgjon pikëpamjet e tyre edhe mbi “zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit”
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe S...
-
Trumpi ia heq mbrojtjen e afërt fëmijëve të Bidenit
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se e ka bërë ndryshimin m...