Sport

Ancelotti: Po të isha trajner i PSG do të hidhesha nga ura

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 08 March 2019

Trajneri i Napolit ka folur rreth eliminimit të PSG nga Liga e Kampionëve.

Carlo Ancelotti tregohet i ashpër ndaj kolegut të tij Thomas Tuchel.

Ish-trajneri i Paris Saint Germain aktualisht në stolin e Napolit pas fitores ndaj Salzburgut në Ligën e Evropës, bëri një koment edhe për eliminimin e rëndë të skuadrës franceze ndaj Manchester United, duke vënë në shënjestër gjermanin Tuchel.

-Advertisement-

Ancelotti theksoi se po të ishte në vend të Tuchel do të jepte dorëheqjen menjëherë pas humbjes madje mund të shkonte edhe më larg.

Kampionët e Ligue 1 lëshuan avantazhin e ndeshjes së parë, 2-0, pasi u mundën 3-1 në kthim dhe u eliminuan nga Manchester United.

“Ishte e pabesueshme. Po të kisha qenë në stolin e PSG, nuk e di se çfarë do të kisha bërë, ndoshta do të gjeja urën më të afërt dhe do të hidhesha poshtë”, tha Ancelotti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera