Ancelotti-Napoli, kontratë dyvjeçare me 6.5 mln euro në vit
Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 23 May 2018
Akordi është arritur, por për zyrtarizimin e tij do të duhet me gjasë të kalojnë pak ditë. Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ri i Napolit, pas takimit për rreth 3 orë të ditës së martë, që duket se përfundoi me “ok”-in e ish-trajnerit të Bayern Munchen për t’u ulur në pankinën e të kaltërve.
Pasditen e kësaj të mërkure është parashikuar një mbledhje së bashku me drejtorin sportiv, Giuntoli. Ndërsa orët e para të mëngjesit, në Romë kanë mbërritur edhe bashkëpunëtorët e stafit të Ancelottit.
Kontrata që do të lidhë ish-trajnerin e Milanit me klubin jugor do të jetë dyvjeçare, me opsion rinovimin, me një pagë prej 6.5 milionë eurosh, si për të kënaqur pretendimet e trajnerit me shumë eksperiencë, i cili do të ketë edhe 4 bashkëpunëtorë: të birin Davide, dhëndrin Mino Fulco, përgatitësin atletik Mauri dhe djalin e këtij të fundit, Francesco.
Megjithatë, konfirmimi zyrtar kontraktor do të përcaktohet pasi të zgjidhet çështje “Sarri”, ndaj dhe mund të marrë pak ditë. Trajneri Sarri u prit deri ditën e djeshme për të zhbllokuar situatën dhe për të vendosur nëse do t’i shprehte besnikëri Napolit, apo do të largohej. Problemi i vetëm për t’u zgjidhur është klauzola e trajnerit aktual, prej 8 mln eurosh, që do të negociohet për t’u paguar nga Zeniti (pa trajner pas largimit të Mancinit) apo Chelsea (që pritet të shkarkojë Conten).
Napoli edhe mund ta shkarkonte Sarrin, duke paguar vetëm 500 mijë euro. Ndërsa tani, me ardhjen e Ancelottit flitet edhe për një merkato të bujshme. Duke nisur nga emri i Vidal, e për të përfunduar tek ato të Susos, apo Balotellit.
Të tjera
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...