Sport

Ancelotti: Lojtarët të më ndihmojnë për kthesën ose do ta zgjidh vetë

Autori: Gazeta inFokus 22:35 | 01 December 2019

Situata e Napolit bëhet kaotike dhe tani Karlo Ançeloti ka filluar të flasë për përgjegjësitë që ka si trajner, fjalë që në Itali janë interpretuar si sinjalet e para të dorëzimit e largimit të teknikut. Pas ndeshjes, ai ka bërë të qartë se do të kërkonte nga ekipi shkaqet e këtyre paraqitjeve aspak bindëse që zgjaten prej shumë kohësh.

“Kjo periudhë zgjati shumë, më parë mund të ishte e pranueshme, por tani është bërë me të vërtetë shumë e gjatë. Në këto raste trajneri merr përgjegjësitë. Por nesër duhet të përballem me skuadrën për të kuptuar se çfarë nuk shkon dhe që të përfundojë ky moment që dukej se kishte mbaruar me ndeshjen ndaj Liverpulit, por në fakt nuk është ashtu”, tha Ançeloti pas sfidës së humbur me Bolonjën.

“A ndjej besimin e skuadrës? Po, si të skuadrës, si të klubit. Por gjërat nuk shkojnë mirë dhe duhet gjetur një zgjidhje. Duhet ta gjej unë. Nëse lojtarët më ndihmojnë, mirë, përndryshe do të veproj vetë”, ishte paralajmërimi i tij.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera