Sport

Ancelotti: Ja fajtori i humbjes ndaj Milanit

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 30 January 2019

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti ka insistuar se skuadra e tij nuk është në krizë.

Trajneri i ekipit nga “San Paolo” ka folur pas humbjes 2-0 ndaj Milanit në çerekfinalen e Kupës së Italisë ku tha se problemi më i madh është pësimi i golit.

“Nuk jemi në krizë por ekziston problemi i golit. Pësojmë shumë lehtë dhe për këtë mbrojtja duhet të punojë më shumë”, deklaroi Ancelotti pas ndeshjes ndaj Milanit.

-Advertisement-

“Por, kemi ende dy objektiva të sezonit që duhet t’i arrijmë”, përfundoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera