Sport

Ancelotti i zhgënjyer dhe zemëruar me Napolin

Autori: Gazeta inFokus 23:13 | 11 September 2019

Napoli pritet të rikthehet në stadiumin “San Paolo” këtë fundjavë, për ndeshjen përballë Sampdorias, por trajneri Carlo Ancelotti nuk është aspak entuziast dhe ka reaguar ashpër nëpërmjet një deklarate.

Stadiumi iu nënshtrua një rikonstruksioni nga maji i vitit të kaluar dhe punimet në impiant e në shkallët e stadiumit përfunduan që në korrik, por ajo që ka nervozuar së tepërmi trajnerin e napolitanëve, ishte gjendja e dhomave të zhveshjes.

“Pashë sot gjendjen e stadiumit dheu skandalizova me dhomat e zhveshjes, Ku do të ndërrohemi për të luajtur ndaj Sampit dhe Liverpoolit? Për dy muaj ndërtohet nga e para një shtëpi dhe jo më dy dhoma zhveshjesh. Është një mungesë korrektese nga ana e atyre që bëjnë dhe ndjekin punimet. Dikush duhet të përgjigjet për këtë”, tha Ancelotti në një deklaratë që u publikua edhe nga klubi napolitan.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera