Sport

Ancelotti dëshiron rikthimin në Premier Ligë

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 14 September 2017

Carlo Ancelotti do të kërkojë një punë në Premier Ligë nëse gjatë verës së ardhshme largohet nga posti i trajnerit te Bayern Munichu.

58-vjeçari, i cili e fitoi Premier Ligën dhe FA Cup gjatë qëndrimit dyvjeçar te Chelsea, është në presion të madh te klubi gjerman shkaku i kampanjës zhgënjyese gjatë parasezonit.

Ancelotti është në krye të Bayernit prejse zëvendësoi Pep Guardiolan në vitin 2016, por sezonin e parë ai u eliminua nga Liga e Kampionëve dhe në kupën gjermane.

-Advertisement-

ESPN raporton se përkundër interesimit nga klubet kineze, trajneri italian është duke synuar rikthimin e tij në Premier Ligë para se të pensionohet nga zeja e trajnerit.

Julian Nagelsmann i Hoffenheimit është pretendent për postin e trajnerit te Bayerni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera