Sport

Ançeloti drejt shkarkimit, Napoli arrin marrëveshjen me trajnerin tjetër italian

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 10 December 2019

Karlo Ançeloti është shumë afër shkarkimit nga stoli i Napolit, dhe shkak për këtë bëhen rezultatet negative të skuadrës.

Barazimi ndaj Udinezes në fundjavë duket se e ka sosur durimin e presidentit të Napolit, i cili tashmë është gati të shkarkojë teknikun italian.

De Laurentis ka filluar të punojë për të gjetur zëvendësuesin e 60-vjeçarit, dhe ka nisur kontaktet e ish-trajnerin e Milanit, Xhenaro Gatuzo.

-Advertisement-

Sipas asaj që shkruan “La Repubblica”, Gatuzo ka dhënë miratimin e tij për të marrë drejtimin e të kaltërve.

Ish-tekniku kuqezi ka pranuar një kontratë 18 mujore me Napolin, dhe objektiv për këtë sezon do të ketë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Sipas mediave italiane së shpejti pritet të vijë njoftimi zyrtar për shkarkimin e Ançelotit dhe në vendin e tij do të emërohet Gatuzo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera