Ananlizë dhe parashikim: Real Madrid-Atletico Madrid

Autori: Gazeta inFokus
11:43 | 02 May 2017
Sonte, do të zhvillohet takimi i parë i gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Atletico Madridit.
Kjo e fundit do të mundohet t’i hakmerret ‘Los Blancos’ për dy humbjet në finale të kësaj gare evropiane për klube.
Vendi: Santiago Bernabeu, Madrid
Koha: 02 maj (e martë), 20:45
Lajmet rreth ekipeve
Real Madrid
Gareth Bale pritet të mos paraqitet deri në fund të muajit maj ndërsa Isco mund të paraqitet në takimin e sotëm kundër Atleticos.
James Rodriguez dhe Alvaro Morata gjithashtu janë opsione të fazës së sulmit së ‘Los Blancos’.
Raphael Varane do ti bashkohet në qendër të mbrojtjes Sergio Ramosit, pavarësisht se është lënë jashtë kundër Valencias.
Atletico Madrid
Yannick Carrasco është rikuperuar nga një lëndim në shpatull dhe mund të fillojë në krahun e djathtë.
Me Juanfran dhe Sime Vrsaljko të padisponueshëm për takim dhe Jose Gimenez shkaku i kartonëve, Lucas Hernandez mund të fillojë në të djathtë të mbrojtjes.
Kevin Gameiro shënoi dy gola në fundjavë dhe kjo mund të bëjë që trajneri Diego Simeone të ketë besim më tepër se në Fernando Torresin.
A e dini se…?
Në dhjetë takimet e fundit të Real Madrdit në Ligën e Kampionëve janë shënuar mbi dy gola.
Në katër ndeshjet e fundit mes Realit dhe Atleticos janë shënuar dy e më pak gola.
Në pesë prej gjashtë ndeshjeve të fundit të Atleticos në kuadër të Ligës së Kampionëve janë shënuar dy e më pak gola.
Atletico janë të pamposhtur në 10 nga 11 ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve.
Reali nuk ka pësuar humbje në shtëpi nga viti 2015 në këtë garë evropiane për klube.
Analiza
Real Madridi ka triumfuar kundër Atletico Madridit në tre sezonet e fundit të Ligës së Kampionëve, dy prej të cilave ishin në finale. Ata kanë fituar vetëm një ndeshje në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, kështu që do të duhet të përfitojnë takimin si vendas.
Atletico ka portën e pamposhtur në 18 nga 21 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve dhe do të mundohen të shënojnë së paku një gol në Santiago Bernabeu. Diego Simeone ka fituar 10 dhe ka barazuar në gjashtë prej 22 ndeshjeve të fundit, kur ka luajtur si mysafirë në Ligën e Kampionëve që nga shtatori i vitit 2013. Të gjitha gjashtë humbjet erdhën me një gol diferencë.
Asnjëra ekip nuk ka arritur të shënojë më shumë se një gol në secilën prej katër ndeshjeve të fundit mes këtyre dy ekipeve. Presim një takim të vështirë me një Real të mirë në sulm dhe një Atletico të çeliktë në mbrojtje.
Parashikimi: Real Madrid 1-0 Atletico Madrid

Të tjera
-
Peci: Rrëzimi i Osmanit është skenar i Serbisë, pas Ohrit Beogradi do destabilitet institucional në Kosovë
Kryetari i partisë Guxo dhe ministri i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës, Faton...
-
Vdes veterani dhe invalidi i luftës së UÇK-së nga Prekazi, Ferat Ferati
Ka vdekur veterani i UÇK-së dhe invalidi i luftës nga Prekazi, Ferat Ferati. ...
-
Chollet takon Gjuriqin: Folëm për rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit
Këshilltari në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka takuar am...
-
Orteku mbyt 4 persona në Norvegji
Katër persona, përfshirë një turist, u vranë nga ortekët në veri të Norvegjis...
-
LDK reagon sërish pas shtrenjtimit të rrymës: Paaftësia e Qeverisë po varfëron qytetarët, a është ky ndryshimi që ka premtuar?
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka cilësuar rritjen e çmimit të energjisë si t...
-
Dhjetëra vajza kanë marrë vaksinën kundër kancerit të qafës së mitrës në Kosovë
Dhjetëra vajza janë vaksinuar me vaksinën kundër kancerit të qafës së mitrës....
-
Autobusë falas nga Gjermania për protestën e Hagës me 3 prill
Me 3 prill shumë shqiptarët e diasporës kanë organizuar protestë kundër gjyki...
-
Kovaçevski në Beograd: Ballkanit Perëndimor nuk i duhen kufijtë
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, gjatë vizitës në Beo...
-
Murphy: Njohja e ndërsjellë Kosovë – Serbi, pozitive për të ardhmen e tyre politike dhe ekonomike
Senatori Amerikan Chris Murphy, tha se marrëveshja Kosovë-Serbi është shumë r...
-
Murati jep detaje për faljen tatimore për vitin 2023: Deri në shumë 100 euro apo sa lartësia e faturës
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin...
-
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me memorandum për furnizim me energji
Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar sot një memorandum mirëkuptimi ...
-
Bjellorusia mirëpret vendosjen e armëve bërthamore taktike ruse: Rrezikohemi nga Perëndimi
Udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenko, ka mbrojtur plani...