Analiza e Paçarizit se a do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme apo qeveri teknike
Autori: Gazeta inFokus 21:18 | 28 March 2020
Analisti dhe njëherësh profesori universitar Rrahman Paçarizi ka komentuar ftesën e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, drejtuar liderëve të partive politike, për formimin e qeverisë së re.
Paçarizi tha se mundësia e parë për krijimin e qeverisë së re i takon Lëvizjes Vetëvendosje, pasi që është fituese e zgjedhjeve.
Sipas tij, në rast se LVV-ja, nuk dëshiron të propozojë një mandatar të ri, atëherë ofrohet mundësia e qeverisë teknike, gjithëpërfshirëse apo qeveri e pakicës.
Paçarizi nuk përjashtoi mundësin që Presidenti i Kosovës mund të shpallë zgjedhje të reja ose kuvendi mund ta shpërbëjë vetveten me 2/3, mirëpo sipas tij në këto rrethana ku jemi me koronavirus, këto 2 mundësi shihen më të largëta.
“Mundësia e parë është ajo kushtetuese që duhet të shfrytëzohet njëherë, që Lëvizja Vetëvendosje të propozojë një mandatar tjetër për formimin e qeverisë. Nëse LVV deklarohet se nuk dëshirojnë të propozojë një mandatar tjetër dhe do të dërgojë një përgjigje të tillë, atëherë hap rrugët për mundësit e tjera domethënë për qeveri teknike, gjithëpërfshirëse, qeveri të pakicës apo qeveri me një minimum për shembull nga LDK, AAK, NISMA dhe Pakicat. Mirëpo fillimisht kjo mundësi duhet të shterohet nga LVV, sepse nëse LVV nuk dërgon emrin e mandatarit dhe nuk deklarohet për të, me sa di unë kushtetuta nuk i hap rrugët e tjera dhe vendi mbetët i bllokuar. Nga ana tjetër Presidenti i Kosovës mund të shpallë zgjedhje të reja ose kuvendi mund ta shpërbëj vetveten me 2/3, mirëpo këto dy mundësi tash për tash janë shumë të largëta për shkak të situatës që kemi në vend me koronaviru sin”, u shpreh Paçarizi.
E nëse LVV, nuk e krijon qeverinë e re, Paçarizi thotë se si qeveri më adekuate do të ishte qeveria gjithëpërfshirëse.
Nëse jo gjithëpërfshirëse, si mundësi tjetër thotë se do të ishte koalicioni LDK, AAK, NISMA dhe Pakicat, ndërkohë që LVV dhe PDK do të mbeteshin në opozitë.
“Sa për mua në rast se nuk do të bënte një qeveri tjetër LVV, e cila i ka fituar zgjedhjet, atëherë unë si qeverinë më të mirë të mundshme do të kisha parë një qeveri gjithëpërfshirëse. Por kjo është pothuajse e pa mundur sepse LVV, nuk besoj që do të hynte në ndonjë koalicion me partitë tjera, ndërkohë që një mundësi tjetër sipas meje, gjithashtu e mundshme do të ishte që LDK të bënte qeverinë me AAK me Nismën dhe pakicat, ndërkohë që LVV dhe PDK do të mbete shin në opozitë”, deklaroi Paçarizi.
Paçarizi theksoi se, duhet pritur përgjigjen e lëvizjes Vetëvendosje, e cila sipas tij dhe Kushtetutës ka të drejtë të caktojë mandatarin, si parti e parë fituese.
“Kjo është një ftesë e Presidentit Thaçi, ende nuk ka përgjigje nga të gjitha partitë politike. Duhet pritur se si do t’i përgjigjen kësaj ftese Lëvizja Vetëvendosje, e cila sipas Kushtetutës, ekspertët e të drejtës kushtetuese thonë se e ka të drejtën për ta përcaktuar mandatarin domethënë sikurse në situatën menjëherë pas zgjedhjeve, gjithçka varet nga përgjigjja e Lëvizjes Vetëvendosje drejtuar thirrjes së Presidentit Thaçi”, u shpreh Paçarizi.
Presidenti Thaçi ka paralajmëruar se në fillim të javës së ardhshme do t’i ftojë liderët politikë për të nisur bisedimet për hapat e ardhshëm për formimin e qeverisë së re.
Lëvizja Vetëvendosje më herët kishte pohuar se nuk do të marrë pjesë në asnjë takim të ftuar nga presidenti Thaçi.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...