Analiza e Ministrisë së Industrisë: Në minierën e Munellës në Pukë janë 4 tonë rezerva ar
Autori: Gazeta inFokus
08:45 | 09 Gusht 2017
Nëntoka shqiptare është e pasur me minerale, sidomos bakër në të cilin ka edhe një sasi ari. Sasia e arit është më e përqëndruar në minieren e Bakrit të Munellës, ku sipas një analizë që ka bërë së fundmi Ministria e Industrisë dhe Energjetikës në 1 tonë bakër gjenden 4 gram ar.
“Miniera polimetalore e Munelles ka patur nje shpërndarje mineralogjkike të tillë ku një trup prej rreth 1 milion ton mineral ka patur cilësi shume të lartë si: bakër mesatar 4 – 5 %, zink mesatar 3 % dhe ari 4 gr/ton, argjendi 65 gr/ton krahas elementeve te tjerë si Selen, Stibium etj” pohon dikasteri i Gjiknurit.
Sipas përllogaritjeve rezerva e arit në këtë miniere është 4 tonë. Objektet e industrisë së bakrit në vitin 2001 janë dhënë me koncension një kompanie turke “BER-ONER” me shoqëri koncesionare “Ber Alb” shpk. Kjo industri në periudhën 2004 deri 2015 ka funksionuar e lokalizuar në shfrytëzimin e dy minierave Munelle dhe Lak Rosh në rajonin e Pukes, duke e pasuruar mineralin e pasur në Fabrikën e Pasurimit në Fushë-Arrëz.
Njëkohësisht disa kompani shumica kanadeze kanë patur leje minerare për kërkim-zbulim të cilat, realisht me tepër janë fokusuar në rivlerësimin e rezervave të zbuluara më parë nga institucionet shqiptare deri në vitin 1992, duke mos kontribuar në shtimin e rezervave të reja. Nga skema e përpunimit te plote e trashëguar deri në vitin 1990, pjesërisht ka funksionuar vetëm Uzina e Telave në Shkodër. Fabrika e Shkrirjes në ish Uzinën e Bakrit në Rubik është demoluar në vitin 2007 – 2008, ndërsa Uzina e Rafinimit i ishte dhënë me koncension një subjekti në fund të vitit 2012, por që tashmë ka dështuar që në vitin e parë sepse koncesionari kërkonte përshtatjen e saj për prodhim ferrokromi.
Në fundin e vitit 2015 edhe kompania turke “BER-ONER” e fokusuar në rajonin e Pukës me skemë prodhimi deri në koncentrat bakri, ka nderprerë prodhimin duke u justifikuar me rënien e çmimit të metaleve në bursë. Në maj të këtij viti Ministria e Industrisë ka hapur një garë për dhënien me koncesion të gjithë industrisë së bakrit në vendin tonë./ Monitor

T� tjera
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...































