Analiza e medias franceze: A do të nisë lufta për Krishtlindje në Ballkan
Autori: Gazeta inFokus
15:46 | 28 Tetor 2021
Në median franceze “Courrier des Balkans” është publikuar një analizë për situatën në Bosnjë-Hercegovinë. Sipas mediumit francez, shpërbërja e këtij shteti duket shumë e mundur dhe anëtari serb i Presidencës së BeH, Millorad Dodik po përpiqet praktikisht për ta arritur këtë qëllim. Republika Srpska ka hyrë në një logjikë të shkëputjes. Nga ana kroate, Çoviq dëshiron të imponojë një reformë zgjedhore antikushtetuese. A ka filluar tashmë ndarja? A do të ketë luftë në Krishtlindje?
Milorad Dodik kishte vite që fliste për këtë dhe Republika Srpska hyri në një logjikë shkëputjeje. Nga ana kroate, Dragan Çoviq dëshiron ta imponojë një reformë zgjedhore antikushtetuese, shkruan Cateux në analizën e saj, duke hamendësuar nëse ka filluar tashmë ndarja e Bosnjë-Hercegovinës. Anëtari serb i Presidencë së Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik ka konfirmaur së fundmi se ai nuk do të heq dorë nga miratimi i ligjeve që do t’i sfidonin fuqitë e shumta të vendit dhe do t’i transferonin ato në nivel të Republika Srpskas.
Kryetari i parlamentit serb, Ivica Daçiq së fundmi shkoi në Banja Llukë për të marrë pjesë në kremtimin e 30 vjetorit të punës së parlamentit të Republika Srpskas, i cili konsiderohet pasardhësi i të ashtuquajturit “Kuvendi i Popullit Serb në BeH”, i themeluar në mënyrë jokushtetuese në vitin 1991. Nga atje, ai tha se Dodiku mund të llogarisë në mbështetjen e plotë të Beogradit zyrtar. Në një konferencë shtypi, Dodik e quajti Daçiqin politikan që është “shumë kompetent” për situatën në BeH dhe që është gati ta ndihmojë RS kur të jetë e mundur. Dodik rikonfirmoi këmbënguljen që parlamenti i RS të miratojë ligje në ditët në vijim që do t’ia “rikthejnë” njësisë kompetencat e transferuara në nivelin e Bosnjës si shtet.
“Të jeni të sigurt se do ta bëjmë”, deklaroi Dodik. /Gazeta Express/

T� tjera
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...

































