Shëndetësi

Analiza e gjakut që zbulon 4 tumore vrasës në fazë fillestare

Autori: Gazeta inFokus 21:58 | 19 August 2017

Një test i ri gjaku mund të zbulojë tumoret më të rrezikshme (i gjirit, zorrës së trashë, mushkërive dhe vezoreve), kur ato janë ende në një fazë shumë të hershme dhe simptomatike.

Edhe pse është ende një prototip, ky është një test i vetëm në llojin e vet, sepse biopsitë e lëngshme që janë sot ne përdorim ose duke u testuar, janë të në gjendje të zbulojnë tumoret vetëm kur janë në fazë më të avancuar dhe të thonë nëse terapitë aktuale kanë bërë efekt.

Testi i ri i projektuar, i sapoprezantuar në  revistën Science Translational Medicine, ndërkohë premton të zbulojë tumoret në fazë shumë të hershme, duke studiuar në thellësi ADN’në në gjak dhe duke kërkuar për çdo lloj mutacioni të njohur kanceri, për 4 tumoret më të rënda që prekin njeriun.

-Advertisement-

Testi i ndërmarrë nga Victor Velculescu dhe ekipi i Universitetit Johns Hopkins, është në fakt një risi e vërtetë në fushën diagnostike, sepse do të bënte të mundur zbulimin  e disa lloje tumoresh hipotetikisht, pa u nisur nga një dyshim paraprak.

Testi, nga eksperimentimet e para qe në gjendje të zbulojë gjysmën e tumoreve të fazës së hershme dhe pothuajse të gjitha në fazat e përparuara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera