Sport

Analiza dhe parashikimi për përballjen e madhe Chelsea – Barcelona

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 20 February 2018

Skuadra angleze Chelsea do të përballet sonte  (e martë) në stadiumin ‘Stemford Bridge’ për ndeshjen e parë të Play Off-it të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës me fillim nga ora 20:45, shkruan infokusi.

Chelsea përballet me Barcelonën sonte në një takim aspak të lehtë, por me synime të mëdha.

Forma momentale e skuadrave

-Advertisement-

Londinezët kanë pasur një fillim të zbehtë në vitin 2018, duke u eliminuar nga Kupa e Anglisë (Carabao) muajin e kaluar, ndërsa në premier ligë  kanë pesë barazime të njëpasnjëshme. Humbjet e rënda nga Bournemouth dhe Watford kanë vënë në pyetje seriozisht pozicionin e Antonio Conte te skuadra.

Rezultatet e mira kanë filluar në ndeshjet e fundit, fitorja ndaj West Brom dhe Hull në javën e kaluar i kanë dhënë mundësi të rënditen në pozitën e katër të rênditjes tabelare.

Në anën tjetër, Barcelona ka pasur një sezon të rekordeve, i pamposhtur në La Liga pas 24 ndeshjeve, me një epërsi të madhe me shtatë pikë ndaj skuadrës së dytë në rënditje tabelare, Atletico Madrid.

Pasi u eliminua në fazën çerekfinale nga  Juventus sezonin e kaluar, katalanasit do të shpresojnë për një shfaqje më mbersëlënëse këtë vit  në Evropë dhe synimi i tyre është triumfi i Ligës së Kampionëve të cilin e kishin fituar në vitin 2015.

Mungesat e mundshme

David Luiz dhe Tiemoue Bakayoko janë në dyshim për tu paraqitur pasi kanë probleme me dëmtime, ndërsa te Barcelona Thomas Vermaelen është futbollisti i cili do të mungojë, si dhe Philippe Coutinho i cili nuk ka të drejtë të luaj pasi është paraqitur te skuadra e Liverpoolit në fazën e grupeve.

Formacioni i Chelsea: Courtois, Azpilicueta, Christensen, Rudiger, Moisiu, Kante, Fabregas, Alonso, Willian, Hazard, Morata.

Formacioni i Barcelonës: Ter Stegen, Roberto, Pique, Umtiti, Alba, Paulinho, Rakitiq, Busquets, Iniesta, Suarez, Messi.

Parashikimi i kësaj supersfide

Me Chelsean që ka një sezon mesatarisht të mirë  dhe Barcelona e cila duket dominuese në të gjitha frontet, mund të themi se Barca do të triumfojë në këtë përballje.

Megjithatë, Blues historikisht kanë një rekord të shkëlqyer kundër katalanasve, të pamposhtur në shtatë takimet e tyre të fundit dhe ka fituar tri nga pesë takimet e tyre të fundit në Stamford Bridge.

Ylli i Barces Lionel Messi kurrë nuk ka shënuar kundër Chelsea, dhe kjo do të ndikojë shumë në paraqitjen e tij e cila do të thotë shumë për Barcelonën.

Pavarësisht formës së përmirësuar në dy ndeshjet e fundit, kjo do të jetë një provë e konsiderueshme për londinezët të cilët duhet të konolidohen sidomos në mbrojtje për të ndalur makinerin sulmuese të Barcelonës. /INFOKUSI.COM

Rezultati final: Chelsea 1-1 Barcelona

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera