Rozë

Analistja e It’s My Love pas dhunës në emision: Tradhëtia e kurvëria bëhen në heshtje

Autori: Gazeta inFokus 20:45 | 06 December 2021

Analistja e emisionit të quajtur It’s My Love, me emrin Antigona Kotorri ka bërë një reagim të çuditshëm në rrjetin social Facebook.

Vetë Kotorri së bashku me një mori pjesmarrësish të tjerë të emisionit në fjalë, ishin protagonistë të një episodi të neveritshëm ku përkrahet dhuna fizike dhe psikologjike, teksa glorifikohet dhe pëkrahet agresori.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë, sot (e hënë), ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut duke e dënuar fuqishëm aktin, derisa ka kërkuar nga Komisioni i Pavarur për Medie (KPM) që të ndërmarrë hapa konkret në lidhje me çështjen.

-Advertisement-

Sidoqoftë, së fundmi Kotorri ka bërë një reagim të çuditshëm në Facebook, duke publikuar një thënie:

”Heshtja është konsipracion. Punët më të pamoralshme bëhen në heshtje totale. Tradhëtia, kurvëria, hajnia.

”Heshtjes i frikësohet çdo ndërgjegje e pastër. A.K”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera