Rozë

Analisti zbulon kancerin nga i cili vuan Kate Middleton

Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 28 March 2024

Analisti belg Marc Roche, i cili është me qendër në Londër dhe i specializuar në çështjet e familjes mbretërore, bëri një zbulim bombë për Kate Middleton.

Në një intervistë për Gala ai iu referua formës së kancerit nga e cila vuan Princesha e Uellsit, duke cituar një burim të mirëinformuar.

“Gjithçka tregon se ajo ka një histerektomi dhe kancer të zorrës së trashë. Siç shpjegoi ai, Princesha e Uellsit po i nënshtrohet kimioterapisë parandaluese, e cila mund të bëhet në shtëpi, pa pasur nevojë të shkojë në spital”, tha ai.

-Advertisement-

I pyetur se kur do të kthehej në detyrat e saj mbretërore, ai tha se skenari më i mundshëm do të ishte në qershor ose korrik dhe do të ishte në garat mbretërore në Ascot.

“Duke ditur shqetësimin e saj për t’u dukur gjithmonë sa më mirë, ajo do të kthehet kur të shërohet plotësisht. Një gjë është e sigurt: nuk duhet të presim një deklaratë të re.

Nuk do të ketë asnjë përditësim të mëtejshëm për gjendjen e saj shëndetësore”, thotë Marc Roche.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera