Lajme

Analisti tallet me Kurtin që priti në aeroport diasporën

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 25 July 2022

Analisti politik, Shkëlzen Gashi, është tallur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili të dielën doli në Aeroportin “Adem Jashari” për t’i pritur qytetarët nga diaspora, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se Kurti njëjtë si ilirët edhe duhet të i përcjellë ata kur të shkojnë.

“Kryeministri i paska pritë diasporën në aeroport, ama kishte me qenë mirë edhe me i përcjellë kur të shkojnë, se qysh thuhet në librin mësimor të historisë për klasën e pestë: ilirët i prisnin dhe i përcillnin mysafirët deri te dera”, ka shkruar Gashi në Facebook.

-Advertisement-

Shkëlzen Gashi, ka shërbyer si këshilltar i kryeministrit për një periudhë të shkurtër disa-mujore gjatë qeverisjes Kurti1./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera