Lajme

Analisti serb tregon se a mund të futet ushtria serbe në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 24 May 2017

Nenad Maksimoviq, drejtor i Qendrës për paqe dhe tolerancë ka thënë se nuk shansa teorike që ushtria e Serbisë të hyjë në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Sipas tij, shteti serb ka një marrëveshje me NATO-n dhe kjo ujdi si dhe bashkëpunimet e tjera nuk e lejojnë Serbinë as të mendojë për një gjë të tillë.

Këto komente ai i bëri në një debat të organizuar në Graçanicë ku po marrin pjesë shqiptarë e serbë.

-Advertisement-

Ndërkohë, muaj më parë pjesëtarët e ushtrisë amerikane së bashku me ushtarë të ushtrisë serbe shihen në një fotografi të përbashkët e cila u realizua më 16 dhjetor të vitit të kaluar

Mediat serbe thonë se sipas KFOR-it, ishte një “patrullë e zakontë”, e përbërë nga forcat ndërkombëtarë të Ushtrisë së Serbisë; në përputhje me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara dhe të marrëveshjes ushtarako-teknike, në mënyrë që të ruhet paqja për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kjo foto thuhet se është bërë nga rreshteri amerikan, Caleb Bario, i cili ishte pjesë e patrullës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera