Lajme

Analisti serb: Kurti është i rrezikshëm për Serbinë, truri i tij i shpejtë si kompjuteri

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 15 February 2020

Një analist politik serb, ka komentuar zhvillimet politike të javës së kaluar Kosovë-Serbi, në një intervistë në emisionin e mëngjesit në televizionin publik serb RTS1.

Ai gjatë analizës së tij e ka vlerësuar lartë intelegjencën politike të Kurtit. Sipas tij, kryeministri kosovar, është një nga liderët e rinj më të kompletuar të diplomacisë botërore, transmeton Reporteri.net

Analisti serb ndër të tjera ka thënë se fjalimet e Kurtit bindin çdo bashkëbisedues që ndodhet përball tij.

-Advertisement-

“Albin Kurti është Kryeministri më i rrezikshëm për Serbinë që nga mbarimi i Luftës në Kosovë, Kurti nuk është i korruptuar, nuk ka dosje kriminale nga koha e UÇK-së, Ndërkombëtarët nuk kan fakte ta kushtëzojnë me asgjë, është njohës perfekt i gjuhës angleze, truri i tijë është i shpejt sikur kompjuteri, intelegjenca e tijë e ngritur në kulminacion, mban në mend shum shifra dhe data, shum i rënd për dialogim, guximtar dhe i pakompromis në qëndrimet e tija, thjesht Albin Kurti është njëri nga Liderët më i kompletuari të gjeneratës së re në Diplomacinë Botërore, fjalimet e tija bindin çdo bashkëbisedues që gjindet dhe ndëgjon përballë tijë në tavolinë”, ka thënë analisti politik nga Beogradi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera