Fokus

Analisti që quajti gazetarët “zagarë të PDK’së” ishte këshilltar e zëdhënës i ministrit të kësaj partie (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 24 May 2021

Analisti i cili të dielën quajti gazetarët “zagarë të PDK’së , Xhevdet Pozhari, ka qenë pjesë e kabinetit të ministrit të Transportit dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, në kohën kur ai ishte në Partinë Demokratike të Kosovës,

Pozhari, në vitin 2010  ishte emëruar  zëdhënës e këshilltar politik i ministrit të Transportit dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limajt.

Gazeta Infokus ka siguruar vendimin e emërimit më 2010 të Pozharit në këtë pozitë, vendim ky që është nënshkruar nga Limaj e ka hyrë në fuqi me datë 01.02.2010.

-Advertisement-

Ndryshe, pas raportitmit të Gazetës Infokus për punësimin e gruas së analistit në Univeristetin “Haxhi Zeka”, Xhevdet Pozhari ka përdoruar gjuhë fyese ndaj gazetarëve duke i quajtur ata si “zagarë të PDK’së”

Madje Pozhari gazetarët i ka quajtur edhe mercenarë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera