Lajme

Analisti nga diaspora: Kurti po e nënçmon Isa Mustafën

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 13 December 2019

Bleron Baraliu, analist kosovar që jeton në New York, ka thënë se Albin Kurti, kryetar i VV-së po e nënçmon Isa Mustafën, kryetari  i LDK-së.

Baraliu duke komentuar pjesëmarrjen e Kurtit në një debat televiziv ka thënë se po e “shashtris cinizmi nënçmimi patronalizmi dhe nënshtrimi i kërkuar moral që ai po i bën “partnerit të ardhshëm”.

Sipas tij ky është një keqpërdorim publik i bërë nga Kurti ndaj Mustafës dhe madje duhet dëmshpërblim për këtë, shkruan inFokus.

-Advertisement-

E sipas tij nëse marrëveshja në mes tyre nuk arrihet edhe në këtë vikend atëherë cdo bisedë tjetër pas kësaj kohe është farsë.

“Prandaj, ne demshperblim te keqperdorimit publik qe ia ka bere Ises dhe nje pjese te madhe te LDKse, edhe pse mund te argumentohet se ishte keqperdorim i merituar ne rrethana perkatese tjera, une mendoj se Albini duhet tani t’ia dhuroj LDKse ‘propozimin e Presidentit pas nje viti’, dhe ta mbyll marreveshjen kete vikend. Ne te kunderten, ai ose duhet te propozoje qeverine ne kuvend pa parashikim/pa koalicion, dhe shpresoj qe logjika dhe miresia e deputeteve nje nga nje dhe ne mazhorance te tejkaloj ato te tij, dhe ti shmanging zgjedhjet e reja, ose ta dergoj vendin ne zgjedhje. Vazhdimi i negociatave pertej ketij vikendi eshte vetem farse, dhe do te thyente metutje shansat dhe shpresat per bashkpunim konstruktiv ne qeverisje”, shkruan ai./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera