Lajme

Analisti Gashi: ”Minishengeni” ide kriminale karshi Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 19:17 | 19 November 2019

Kryeministri Edi Rama, presidenti i Serbisë Alexandar Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev kohë më parë në një samit të mbajtur në Novi Sad kanë diskutuar për “Minishengenin ballkanik”.

E për këtë temë analisti i njohur Astrit Gashi ka thënë se “Minishengeni”, nuk është asgjë tjëtër përveq se një përpjekje e Ramës dhe Vuçiqit për të zhdukur subjektivitetin politik të Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Ai ka theksuar se Edi Rama përmes heqjes së kufirit me Kosovësn dëshiron të trumpeton se ka realizuar Bashkimin Kombëtar, ndërsa Vuçiq me heqjen e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë dëshiron të theksoj se ka kthyer Kosovën.
Ndër të tjera Gashi iden e “Minishengenit e ka quajtur kriminale karshi Kosovës./Gazeta inFokus/.

-Advertisement-

Postimi i plotë:
“Mini Schengeni” nuk eshte asgje tjeter pervec se nje perpjekje e poshter e Edi Rames dhe Aleksandar Vucic, per te zhdukur subjektivitetin politik nderkombetar te Kosoves.
Edi Rama permes heqjes se kufirit me Kosoven deshiron te trumpeton se e ka realizuar bashkimin kombetar.
Vucic ne anen tjeter, po duke e hequr kufirin mes Kosoves dhe Serbise, deshiron te theksoj se e ka rikthyer Kosoven.
Duke hequr kufinjte sot, Rama dhe Vucic deshirojne qe pastaj te jene ata dy personat qe e vendosin kufirin e ri mes Shqiptareve dhe Serbeve, duke perjashtuar nga ky proces Kosoven dhe duke shkaterruar subjektivitetin politik nderkombetare te saj.
Prandaj ideja e “Mini Schengenit” eshte ide kriminale karshi Kosoves, dhe ate asnjeri atdhetar kurre s’do ta pranoj te jete ai “kosovacentrik” apo jo!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera