Lajme

Analisti Gashi i reagon ashpër zëdhënsit të LVV-së, pas ndryshimit të postimit “Kosova përfiton 4.2 miliardë euro”

Autori: Gazeta inFokus 23:34 | 12 May 2023

Analisti, Astrit Gashi, i ka reaguar zëdhënësit të Lëvizjes VetëVendosje, Arlind Manxhukës, pasi që para disa ditëve ka akuzuar Gazetën Blic për FakeNews, shkruan Gazeta inFokus.

Ndërsa hiq më pak se para disa orëve LVV-ja ka ndryshuar një postim në rrjetet sociale ku thuhej se Kosova do të jetë përfituese e 4.2 miliardë eurove nga Bashkimi Evropian nëpërmjet programit “Tregu i Përbashkët”. Fillimisht, publikimi i orës 15:06 gjatë ditës së sotme mbante titullin “4.2 miliardë euro i përfiton Kosova nga programi i BE-së “Tregu i Përbashkët”.

Por kjo i ka rënë në sy shumë njerëzve. Gashi përmes një postimi në Facebook, theksoi se ata të cilët bëjnë FakeNews, po akuzojnë të tjerët në mënyrë indirekte dhe kjo është e pa falshme.

-Advertisement-

“FAKE NEWS nga laboratori me i madh politik i FAKE NEWS! Arlind Manxhuka eshte “klinci” i fundit laborant, e pa doreza te bardha ! Me rroge eshte, e kuptoj! Praktikanti i ashiqarshem, e di nga brenda, qe dallon me ata perpara Molliqaj&Co kane dite qysh me bo ma rende dhe ma ndershem. Pergjigjia ” suharekase” vjen pas do dite, ne screenshota fake portalesh. Nuk harroj, nuk fali. I perbuzi filimenat per rroge! Respekt militantave Ai nuk guxon me ma permend emrin mu, e permend Blicin per me ma sha permes “fake’ve fake”, kur ju deshmoj se ne KEK kane keqmenaxhu, sepse ja ngrehin vesht ne parti. Liri per Manxhuken! Sting shkon per ta: Set them free!”, ka shkruar Gashi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera