Analisti Bugajski: Rusia ndoshta do t’i fus në luftë Kosovën dhe Serbinë
Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 15 May 2017
Anëtari i lartë në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA) në Washington DC, Janusz Bugajski ka deklaruar se rusët po e përdorin rajonin për të parandaluar zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s dhe BE-së.
Bugajski në një intervistë për EWB, tha thënë se Rusia ndoshta në një moment dëshiron të rifillojë një luftë në Bosnje, Maqedoni apo në mes të Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të shkëpusin vëmendjen e NATO-s, me qëllim që ta injektojnë veten si ndërmjetësues.
Në pyetjen e EWB nëse është e mundur që një vend të bëhet pjesë e BE pa qenë anëtarë i NATO-s, Bugajski ka thënë se një gjë e tillë është e mundshme dhe se kjo varet nga BE, duke potencuar se Serbia mund të jetë një shembull i tillë duke u bërë pjesë e BE para se të futet në NATO.
“Atëherë çështja për Serbinë, natyrisht, do të jetë Kosova. Kosova dëshiron të jetë anëtare e të dyjave. Dhe nëse Kosova ndërton ushtrinë e saj, mendoj se ata do të investojnë shumë në përpjekje për t’u bërë anëtare e NATO-s, sapo të lejohen. Kjo do të krijojë problem për Serbinë, sepse Serbia mund ta ketë madje edhe Kosovën në NATO dhe vet do të jetë jashtë Aleancës” ka thënë ai.
Duke folur rreth ndikimit të Rusisë në Ballkan, Bugajski ka thënë “Rusët po e përdorin këtë rajon për të minuar, ndoshta për të shkatërruar Perëndimin, për të parandaluar zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s, për të parandaluar zgjerimin e mëtejshëm të BE-së, për të krijuar përçarje brenda vendeve evropiane të NATO-s, se si të merren me këto çështje këtu, ndoshta në një moment ata mund të duan të rifillojnë një luftë – ndoshta në Bosnje, ndoshta në Maqedoni, ndoshta në mes të Kosovës dhe Serbisë – në mënyrë që të shkëpusin vëmendjen e NATO-s, me qëllim që ta injektojnë veten si ndërmjetësues”.
Ai ndër të tjera ka folur edhe për mënyrën se si EU duhet të qaset në Ballkanin Perëndimor tani, kur Mali i Zi është anëtar i NATO-s dhe duke parë situatën në Maqedoni por edhe në Shqipëri e Kosovë, ka thënë se BE duhet ta përfshijë këtë rajon sa më shpejt që te jetë e mundur.
Bugajski ka vlerësuar Malin e Zi si një vend që ka plotësuar të gjitha kërkesat e NATO-s për t’u bërë anëtar i saj, ai ka potencuar se Mali i Zi mund të shërbej si shembull për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, se si të punohet shumë, si të përmbushen kushtet dhe si të plotësohen kërkesat. Ai ka thënë po ashtu se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është shtyrje drejt anëtarësimit në BE, dhe nëse ai tregohet i suksesshëm dhe arrin të tërheq investitor, do të shërbej si shembull edhe për Serbinë, e cila herët apo vonë do të duhet të zgjedh, pasi do të jetë e rrethuar me shtete anëtare të NATO-s.
Ai ka theksuar se “ Duke pasur parasysh faktin se ka paqëndrueshmëri në këtë rajon dhe ndikime negative nga jashtë, sidomos nga Rusia, BE duhet të përqendrohet në hartimin e një afati të ri kohor, përndryshe, njerëzit do të fillojnë të besojnë se nuk është e mundur të jesh anëtarë i BE-së, dhe sa më shumë që njerëzit të mendojnë se ata janë të padëshirueshëm, aq më pak do të duan të jenë pjesë e klubit.
Të tjera
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...
-
Bedri Hamza thirrje diasporës: Regjistrohuni që të votoni dhe tregoni që Kosova mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, i ka bërë thirrje disaporës...
-
SHBA-ja thellësisht e shqetësuar me moscertifikimin e Listës Serbe
SHBA-ja ka shprehur shqetësimin për moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisi...
-
Partia Socialdemokrate: Kurti e di që Lista Serbe do të certifikohet
Partia Socialdemokrate ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti e di që Lista...
-
Me para të shtetit, Ministra Nagavci po organizon një tubim të madh me 26 dhjetor
Kryetar i Unionit të Studentëve Shqiptarë, Ardit Dobi ka reaguar kundër organ...
-
E trishtë: Ky është i riu që humbi jetën në vetaksidentin e rëndë në magjistralen Pejë-Prishtinë
Një vetaksident trafiku i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen ...
-
Bedri Hamza do ta themelojë Fondin e Bursave: 25 milionë euro çdo vit si bursa do u ndahen studentëve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim edhe m...
-
“Partija Kosovskih Srba” e Aleksandar Jabllanoviq që Kosovës i referohet si “Kosovë e Metohi”, kalon në KQZ
Lëvizja Vetëvendosje e festoi si sukses të punës së saj moscertifikimin e Lis...
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...