Lajme

Analisti amerikan flet për tensionet në veri: Kurti fajtor, por jo sa Vuçiq

Autori: Gazeta inFokus 23:33 | 29 May 2023

Analisti amerikan, Edward Joseph ka komentuar tensionet në veri të Kosovës, teksa ka folur edhe për kryeministrin Albin Kurti.

Sipas tij, Kurti ka përgjegjësi për situatën, por jo aq sa presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

“Albin Kurti bëri një gabim, mund të them që të dyja palët kanë përgjegjësi, por përgjegjësia nuk është e barabartë. Përgjegjësia e Beogradit është më e madhe, por edhe Albin Kurti ka përgjegjësinë e tij”, tha ai për Euronews Albania, transmeton Paparaci.

-Advertisement-

“Albin Kurti e nxiti situatën, prandaj dhe Shtetet e Bashkuara, miku i madh i Kosovës dhe shqiptarëve, i bëri apel Kurtit që të mos e bënte këtë, që të zgjidhte një masë të moderuar. Edhe vendet e QUINT-it i kërkuan të njëjtën gjë Albin Kurtit sepse është KFOR-i që ka përgjegjësinë përfundimtare për sigurinë, nuk është qeveria e Kosovës, por KFOR-i, misioni i NATO-s”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera