Analistët: Zbatimi i planit evropian, faza më e vështirë

Autori: Gazeta inFokus
18:17 | 05 March 2023
Propozimi i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, i cili u bë publik pas takimit të fundit në Bruksel, parasheh krijimin e një komiteti të përbashkët, të kryesuar nga BE-ja, për monitorimin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Politologë e juristë thonë se ky mekanizëm mund të përbëhet nga përfaqësues të Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të arritjes të sa më shumë rezultateve në praktikë.
Ndonëse e diskutuan gjatë, të hënën e 27 shkurtit, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuqiq, nuk e nënshkruan propozimin e BE-së të titulluar “Marrëveshja për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Kjo marrëveshje e përbërë nga 11 nene dhe Udhërrëfyesi për zbatimin e saj mund të nënshkruhen gjatë marsit.
Për zbatimin e kësaj ujdie dhe gjithë të tjerave të nënshkruara në kuadër të dialogut në Bruksel, neni 10-të i planit evropian parasheh që “palët do të krijojnë një komitet të përbashkët, të kryesuar nga BE-ja, për monitorimin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje”.
Sipas të njëjtit nen, të dyja palët konfirmojnë detyrimin për të zbatuar të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut, të cilat mbeten të vlefshme dhe detyruese.
Duke folur për krijimin e këtij mekanizmi, profesori i shkencave politike, Bekim Baliqi, tha për Radio Kosovën se zakonisht komisione të tilla përbëhen nga qeveritë e dy palëve dhe një ndërmjetësues, dhe bëhen me qëllim të arritjes së sa më shumë rezultateve në praktikë.
“Ky komision do të jetë një lloj grupi punues i cili e përcjell punën dhe çfarëdo vërejtjeje apo komenti që ka, shkon duke i adresuar me kohë dhe duke kërkuar që të implementohet. Pra, po kalon në fazën e çështjeve teknike të marrëveshjes dhe kjo ndoshta mund të jetë faza më e vështirë, sepse nuk mjafton të themi një fotografim apo edhe pajtimi në parim, por janë detajet ato që përcaktojnë tempin dhe rezultatin e përgjithshëm të kësaj marrëveshjeje”, tha Bekim Baliqi.
Juristi Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se puna kryesore e këtij komiteti do të jetë monitorimi dhe shtyrja e zbatimit të 33 marrëveshjeve të arritura në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Se sa do të ketë sukses varet nga ajo se sa BE-ja dhe SHBA-ja do të jenë këmbëngulëse të kërkojnë rezultate, dhe në njëfarë mënyre të obligojnë dhe shtyjnë si Kosovën po ashtu edhe Serbinë për të përmbushur obligimet që i kanë nga marrëveshjet e deritanishme, në mënyrë që më pas të kenë më të lehtë të kërkojnë llogari për përmbushjen e obligimeve”, tha Miftaraj.
Në propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, askund nuk përmendet njohja e Kosovës.
Direkt nuk përmendet as Asociacioni i komunave me shumicë serbe, i cili, referuar planit evropian duhet të krijohet bazuar në marrëveshjen e vitit 2013, të nënshkruar nga Kosova dhe Serbia.

Të tjera
-
Gruaja e Edi Ramës: Nuk ma mbajti vendi të jem sot në Tiranë, desha të jem pranë nënës dhe gruas së Hashimit
Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur ...
-
Hamza: Baca Haxhi s’ishte thjeshtë një baba, por simbol i përkushtimit e shtyllë e pathyeshme e familjes Thaçi
Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, gjatë mbledhjes komemorative për...
-
Spiropali për Thaçin: Padrejtësisë politike të burgosjes tënde sot iu shtua edhe një padrejtësi humane
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka marrë pjesë sot në mb...
-
“Po vjen pranvera e po e pres edhe Hashimin”- Fadil Nura tregon çfarë tha momentin e fundit të jetës Haxhi Thaçi
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka nisur i pari fjalimet në cerm...
-
Momenti rrëqethës kur Endrit Thaçi fillon të qajë “Gjyshi u lodh shumë nuk mundi ta përballojë, e sot në vend të babit kanë ardh të tjerët”
Në akademinë përkujtimore për Haxhi Thaçin, një nga momentet më të ndjera ish...
-
Gjendja e të lënduarve nga zjarri në Koçan, relativisht e qëndrueshme, thotë zyrtarja shëndetësore
Gjendja e të lënduarve nga një zjarr vdekjeprurës në një klub nate në Maqedon...
-
Prezente edhe nëna e Hashim Thaçit, pamje emocionuese nga ceremonia e homazheve për Haxhi Thaçin
Që nga orët e para të mëngjesit, familjarë, miq dhe bashkëqytetarë të shumtë ...
-
Krasniqi: E padrejtë dhe e papranueshme mungesa e presidentit Thaçi në varrimin e babait të tij
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shkuar për homaz...
-
Mesazhi emocionues i djalit të Kadri Veselit në librin e homazheve për Haxhi Thaçin: Kurrë nuk e ndau babain nga djemtë e tij
Klestor Veseli, djali i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli ka shkuar ...
-
Ish- ambasadori Gjergj Dedaj ulet në gjunjë para arkivolit të Haxhi Thaçit
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj ka shkuar për h...
-
“Aktivisti i VV’së mbush votat ilegalisht”, Doarsa Kica publikon një video: Qëllimi i tyre është fshehja e qindra videove si kjo
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka publikuar...
-
Daçiq: Policia nuk përdori asgjë të kundërligjshme në protestën e së shtunës në Beograd
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha sot se prokuroria është duke...