Lajme

Analistët vlerësojnë se Veseli po e bën një distancim kritik për Specialen (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 20:53 | 08 January 2018

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli nuk foli asnjëherë për iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Pas më shumë se dy javë heshtjeje, Veseli publikoi një shkrim autorial rreth kësaj çështjeje ku dha shpjegimet e tij.

Për këto qëndrime, kryeparlamentarin po e falënderon analisti Astrit Gashi që nuk ia prishi festat e fundvitit.

-Advertisement-

Ndërsa për analistin Artan Muhaxhiri, Veseli në shkrimin e tij tentoi të distancohet nga organizatorët, njofton Klan Kosova.

Sipas Muhaxhirit, ai pati një cak të veçantë për të shfajësuar veten.

Përderisa Muhaxhiri thekson se kundërshtimi i mëtutjeshëm i gjykatës do të jetë shumë më i zbehtë pas lëvizjes së Veselit, Gashi po beson që gjykata nuk do të trajtohet aq seriozisht edhe pas krijimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera