Analistët: Të mbahet debati i tre pretendentëve për kryeministër
Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 31 May 2017
Kandidatët për kryeministër nuk kanë guxim t’i dalin njëri–tjetrit përpara, për tu përballuar në debate televizive.
Kështu kanë vlerësuar njohësit e kësaj fushe në një prononcim për Telegrafin.
Analisti Ramush Tahiri, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se debatet televizive kudo në botë janë kthyer në traditë dhe sipas tij, do të ishte ide e mirë që edhe në Kosovë të funksiononte në këtë mënyrë.
Ai tha se arsyet e kandidatëve për kryeministër për të mos marrë pjesë në debat televiziv janë të pabaza.
“Do duhej të ishte një traditë ngase populli dëshiron t’i shoh kandidatët njëri përball tjetrit dhe të japin vlerësimin e fundit. Fatkeqësisht tek ne kjo u bë e pamundur. Kandidatët vet s’mund të përballen me njëri – tjetrin dhe të dalin para opinionit duke i ditur konceptet dalluese që i kanë dhe zakonisht japin arsyetime të dorës së dyte a të tretë që nuk qëndrojnë. Do duhej të kishte një traditë që të ketë dy apo tri debate dhe t’i shpalosin programet e veta por edhe që qytetarët t’i shohin cilat janë pakot e tri kandidatëve”, ka thënë Tahiri.
Edhe Imer Mushkolaj, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se një debat i tre pretendentëve për kryeministër do duhej të ndodhte.
Mushkolaj u shpreh se kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj, është ai që nuk po pranon të ketë debate televizive dhe se sipas tij, qytetarët po pësojnë më shumë pasi po iu cenohet e drejta e informimit të saktë.
“Pavarësisht qëndrimeve individuale, ballafaqimi i argumenteve dhe i platformave qeverisëse është më se i domosdoshëm për qytetarët. Ramush Haradinaj është ai që nuk po pranon një debat të tillë mandej në njëfarë forme, duke mos i konsideruar të denjë rivalët e tij. Në këtë mënyrë, qytetarëve po iu cenohet një nga të drejtat themelore të tyre – e drejta për tu informuar saktë dhe drejtë se kush do t’i udhëheq nesër”, tha tutje Mushkolaj.
Ndryshe, ditë më parë kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj ka anuluar pjesëmarrjen e tij në të gjitha debatet televizive me dy kandidatët e tjerë për kryeministër, Avdullah Hotin e koalicionit LDK-AKR dhe Albin Kurtin e VV-së, me arsyen se Komisioni i Pavarur i Mediave ndaloi debate televizive politike para se zyrtarisht të fillojë fushata zgjedhore.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...