Lajme

Analistët tallen me pjesëmarrjen e zbehtë në tubimin e VV’së në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 20:57 | 07 February 2025

Partia në pushtet sot po mban tubimin përmbyllës në Prishtinë. Por, ajo që vërehet është se qytetarët që po marrin pjesë po mbajnë distancë. Ky tubim i paralajmëruar me jehonë të madhe nga VV, si duket nuk ka mbledhur edhe shumë qytetarë.

Tubimi i sotëm ka nxitur edhe reagimin e analistëve në vend.

Gazetarit Pairm Olluri, distanca e pjesëmarrësve në tubim ia ka rikujtuar pandeminë.

-Advertisement-

Ai ironizoi duke thënë se në këtë tubim mund të hyhet edhe me veturë.

“Qe po thotë Donika Gervalla: Po tuten gjinja me ardh në tubime të pushtetit 🤣

Mbajshin distance si ne pandemi. Mujshë me hi me kerr neper hapësirat pa njerëz në midis tubimit”, shkroi ai.

Ndërsa, Valon Syla në profilin e tij në “Facebook” ka shkruar se me tubimin e sotëm u tregua se Kurti nuk mund të jetë me kryeministër.

“Sun pe mush Albin Kurti këtë as tubimin e fundit a?

Shumë dobët. Gjithçka do të vuloset me 9 shkurt per numra zgjedhor, se për Kryeministër dihet që shanca ska më”, tha ai.

Edhe Ilir Mirena ironizoi duke shkruar: Me qesi tubimi ja keni msyë me i marr 500 mije a?…

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera