Analistët skeptik që do të ketë zgjedhje të reja parlamentare
Autori: Gazeta inFokus
09:31 | 02 September 2023
Tri partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë tash e një kohë kanë paralajmëruar se në shtator do të ketë situatë të re politike, kësisoj opozita është shprehur e gatshme për nisjen e një mocioni mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti.
PDK dhe AAK janë deklaruar qartazi se në shtator do të këtë diskutime mes opozitës lidhur me rrëzimin e Qeverisë Kurti, por analistët politikë në Kosovë nuk besojnë që gjatë këtij viti do të ketë zgjedhje të parakohshme.
Analisti Dritëro Arifi në një deklaratë të dhënë për Telegrafin ka thënë se nuk opozita nuk i ka numrat për rrëzimin e Qeverisë.
“Nuk besoj që do të kemi zgjedhje sa i përket një mocioni, mund të ketë zgjedhje për shkak të një presioni ndërkombëtar, por sa i përket mocionit të gjithë e dimë që mazhoranca e ka shumicën dhe është e pamundur që të krijohen 61 deputetë të rrezohet Qeveria Kurti. Unë pra nuk e shoh të arsyeshme të rrëzohet Qeveria Kurti derisa nuk kemi një qartësim rreth marrëveshjes së Ohrit”, është shprehur ai.
Sipas analistit, situata më shumë varet nga kryeministri Kurti nëse dëshiron ta rrëzojë Qeverinë.
“Pra, mendoj që topi është më shumë në anën e kryeministrit Kurti, nëse dëshiron ai ta rrëzojë vetvetën ose të vazhdojë kështu të izoluar dhe të sanksionuar”, tha mes tjerash ai.
Kurse, analisti Gazmir Raci deklaroi se përveç që opozita nuk i ka numrat për mocion, këtë vit po ashtu do të ketë regjistrim të popullsisë dhe nuk rekomandohet mbajtja e zgjedhjeve.
“Nuk besoj që këtë vit ne mund të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, ky vit është po ashtu vit i organizimit të regjistrimit të popullsisë, dhe sipas standardeve të Eurostatit në atë vit kur organizohet regjistrimi i popullsisë, nuk rekomandohet mbajtja e çfarë do lloj zgjedhjeve, nacionale apo lokale. Andaj është e pakuptimtë dhe po ashtu nuk i kanë numrat për dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme”, është shprehur ai për Telegrafin.
Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë mund të ngrihet me propozimin e një të tretës (1/3) të të gjithë deputetëve të Kuvendit.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, mocioni i mosbesimit vihet në rendin e ditë të Kuvendit, jo më vonë se pesë ditë e as më herët se dy ditë nga data e parashtrimit të tij.
Konsiderohet se mocioni i mosbesimit është pranuar, nëse për të kanë votuar shumica e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
“Nëse mocioni i mosbesimit dështon, mocioni tjetër i mosbesimit nuk mund të ringrihet gjatë nëntëdhjetë (90) ditëve të ardhshme. Nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje”, thuhet në Kushtetutën e Kosovës.
Grupi Parlamentar i PDK-së në Kuvend ka 18 deputetë, LDK ka 16 deputetë, AAK ka 8 deputetë, komunitetet kanë po ashtu 8 përfaqësues si dhe pa grup parlamentar janë 14 deputetë.
Ndryshe, deputetët e opozitës kanë thirrur një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit më 4 shtator, për “dështimet e Qeverisë” për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...

































