Analistët: Serbia nuk do të pranojë marrëveshje finale, pa zgjidhjen e çështjes së Asociacionit
Autori: Gazeta inFokus
09:33 | 13 January 2023
Pas deklaratave të amerikanëve se është urgjente krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, njohësit e çështjeve politike në Kosovë thonë se Kosova duhet të angazhohet për marrëveshje finale.
Ata thonë se çështjet e tjera siç është edhe ajo e Asociacionit, duhet të diskutohen në kuadër të marrëveshjes finale. Ndërsa, theksojnë se Serbia nuk do të pranojë marrëveshje finale, pa zgjidhjen e çështjes së Asociacionit.
Kohët e fundit ka pasur deklarata të shpeshta nga përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se në agjendën e dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë, është urgjente edhe krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ndërkohë, profesori i Diplomacisë në Universitetin e Parisit, Valon Murtezaj, tha për Radio Kosovën se për Kosovën është shumë e rëndësishme që t’i dijë prioritetet e veta dhe se cilat janë vijat e kuqe që determinojnë edhe ruajtjen e kushtetutshmërisë.
“Kosova duhet të angazhohet për marrëveshje finale. Të gjitha çështjet dilematike e shpeshherë edhe problematike, si çështja e Asociacionit, duhet të diskutohen në kuadër të marrëveshjes finale. Nuk është mirë, as si strategji, as si taktikë e negocimit, që tema më të vogla të diskutohen veç e veç, sepse pastaj risku dhe rreziku nga bërja e konsensioneve rritet. Prandaj, duke pasur parasysh që procesi i dialogut ka rreth 11 vjet që kur ka filluar, tani është koha për të pasur një marrëveshje finale, që do të ndihmonte Kosovën dhe Serbinë në procesin e integrimit evropian”, tha ai.
Ndërsa, analisti Artan Muhaxhiri theksoi se kërkesat e amerikanëve tashmë janë bërë të qarta për sa i përket çështjes së Asociacionit.
Por, njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani, thekson se Serbia nuk do të pranojë marrëveshje finale, pa zgjidhjen e çështjes së Asociacionit.
“Për neve do të ishte shumë me e pranueshme që të merremi vetëm me zgjidhjen përfundimtare, pra më planin franko-gjerman, ku brenda planit të tillë mund të ketë diçka të ngjashme si bashkësi komunash, por në asnjë variant si bashkësi komunash etnike, sepse është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe me kartën për vetë administrim lokal të Këshillit të Evropës. Por, normal që Serbisë i konvenon vetëm Asociacioni i komunave të diskutohet gjatë kësaj periudhe”, tha ai.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, javëve të fundit kanë kërkuar që Kosova dhe Serbia t’i kthehen përpjekjeve të tyre për të krijuar një ambient për dialog ndërmjet palëve.
Gjithashtu, kanë kërkuar që të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të procesit të dialogut, duhet të zbatohen plotësisht dhe pa vonesa./rtklive

Të tjera
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...
-
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Bëmë punë të mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën...
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Zjarrfikësi i Brigadës së Zjarrfiksëve të Gjakovës, Kaqun Lima, ka ndërruar j...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...