Analistët: Plani franko-gjerman është më afër qëndrimeve të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
09:35 | 12 December 2022
Propozimi i përditësuar franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi, nuk mund t’i nënshtrohet ndonjë analizë të mirëfilltë, pasi i njëjti nuk është bërë publik. Kështu vlerësojnë njohës të rrethanave politike në vend, duke shtuar se nuk mund të quhet as i “ dëmshëm” për vendin meqë edhe qëndrimi i BE-së është më i përafruar me atë të Kosovës.
Proceset e ndjeshme ndërkombëtare të bisedimeve në përgjithësi zhvillohen nën vellon e sekretit. I këtij lloji është edhe plani franko-gjerman. Kështu thotë njohësi i rrethanave politike në vend, Demush Shasha, për Radio Kosovën. Megjithatë, bazuar në qëndrimet e palëve të përfshira në dialogun Kosovë-Serbi, Shasha detekton disa gjëra.
“E para po shihet që propozimi është më shumë në favorin e Kosovës e më pak në favorin e Serbisë. E them këtë, sepse zoti Kurti ka deklaruar se është një propozim i mirë pasi që flet për vlera,përparime universale”, thotë Shasha për Radio Kosovën.
“Pra, flet për gjëra siç është njohja e ndërsjellë ndërmjet palëve për sa i përket sovranitetit, integritetit territorial të dy palëve”.
Sipas tij, këto janë konceptet universale që shkojnë në thelb të heshtjeve politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Analisti Shasha e mbështet këtë mendim edhe me argumentin shtesë duke thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, e ka cilësuar planin franko-gjerman si problematik për Serbinë derisa është kundërpërgjigjur me një dokument jo-zyrtar serb ku kanë shpjeguar pikat kyçe të mos-dakordimit.
Më tej, ai thotë se edhe qëndrimi i Bashkimit Evropian është më i përafruar me atë të Kosovës.“Ne pamë deklaratën e z. Lajçak kur ai nënvizon se renditja ose hierarkia e negociatave është që tani palët duhet të fokusohen në propozimin franko-gjerman”, thotë ai.
“ Dhe, kjo është në përputhje me atë çfarë thotë z. Kurti.
Nuk është në përputhje me atë çfarë thotë z.Vuçiq. Z.Vuçiq nuk thotë se në rend dite është propozimi franko-gjerman”, shpjegon analisti Shasha.“ Ai thotë se në rend dite janë zbatimi i marrëveshjeve që presin zbatim që 10 vite”.
Njohësi i rrethanave politike, Dorajet Ymeri, thotë se në propozimin e përditësuar franko-gjerman mund të jenë përfshirë komentet e palëve të përfshira në dialog.
“Me gjasë liderët e Kosovës dhe Serbisë kanë pasur një komunikim me Bashkimin Evropian, përkatësisht me ata të cilët e kanë draftuar një projekt të tillë dhe me gjasë këto komente kanë mundur të inkorporohen”, deklaron Ymeri për Radio Kosovën.
Ai thotë se nuk është e mundur të bëhet ndonjë analizë e mirëfilltë për këtë propozim meqë detajet nuk janë bërë publike , madje as në versionin e parë të këtij dokumenti.

Të tjera
-
Lajmi i mirë nga Afrika që Kosovës i erdhi nëpërmjet Turqisë, të gjitha reagimet për njohjen nga Sudani
Presidentja Vjosa Osmani, dje ka njoftuar se Republika e Sudanit e ka njohur ...
-
Avokati Arianit Koci: Jozi nuk është Shqipëria
Avokati Arianit Koci ka reaguar ndaj veprimit që Jozi bëri ndaj Gjestit duke ...
-
Trump vazhdon politikën e Biden – sanksionet anti-ruse i zgjat edhe për një vit
Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që zgjat ...
-
BE diskuton masat ndaj Kosovës – nuk pritet ndonjë vendim
Në takimin e së hënës, ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit E...
-
Grenell kërkon ndalimin e financimit për Specialen: Janë shpërdoruar miliarda, gjithçka është politikë
Emisari i Posaçëm i ShBA-së për Misione të Veçanta, Richard Grenell, ka kërku...
-
Matoshi: Njohja nga Sudani dëshmon fuqinë e Osmanit kur çlirohet nga fantazma e Kurtit
Njohësi i çështjeve politike, Halil Matoshi, ka reaguar në lidhje me njohjen ...
-
BE-ja bisedon për masat ndaj Kosovës, por nuk pritet ndonjë vendim
Në takimin e së hënës, ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit E...
-
LDK mirëpret njohjen nga Sudani: Rezultat i përpjekjeve të pandalshme të miqve ndërkombëtarë
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mirëpritur vendimin e shtetit të Sudanit pë...
-
Muharremi:Speca Rolex, Me përgatit speca me mish në këtë kohë duhesh me hi në kredi
Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi, ka reaguar me një postim n...
-
Kallas nesër mbledh në Bruksel kryediplomatët e Ballkanit Perëndimor
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën ...
-
Siklet për Vuçiqin, qytetarët ikën nga tubimi ende pa filluar të flasë
Para Kuvendit të Serbisë është mbajtur tubimi politik treditor “Serbinë nuk d...
-
Muharremi: Ministrja në detyrë e Jashtme refuzon kategorikisht çdo njohje të re që nuk është siguru nga vetë
Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi, ka reaguar ndaj Donika Gër...